0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Si të jesh i suksesshëm edhe nëse nuk je më i zgjuari

Më të lexuarat

Dëshironi të dini se si mund të jeni të suksesshëm si një lider? Një nga hapat më të rëndësishëm për të arritur këtë, është që të mos përpiqeni të jeni personi më i zgjuar në ekipin tuaj, ose, akoma më e rëndësishme, të mos supozoni se jeni personi më i zgjuar. Këtë këshillon Jeanne Ross, shkencëtare e cila drejton disa studime në Qendrën MIT për Studimet e Sistemeve të Informacionit, si dhe eksperte në fushën e biznesit.

Ajo gjithashtu thekson: “Kompanitë sot mbështeten gjithnjë e më shumë tek ekipet e fuqizuara, ku individët me një sërë aftësish dhe përvojash bashkojnë forcat për të zgjidhur problemet e klientëve dhe ato organizative, si dhe për të adresuar mundësi të reja”. Ndërkohë që në të kaluarën, njerëzit rriteshin profesionalisht duke bërë punë individuale e specifike dhe duke përdorur përvojën e tyre si bazë për t’u ngjitur në shkallët e një kompanie, sot ekzistojnë më pak vende të tilla pune dhe kërkohen më shumë njerëz me aftësi inovative, të cilat mund të përdoren për të zgjidhur problemet e organizatës.

Prandaj, për një pozicion lideri, nuk kërkohet më njohuria, por mbi të gjitha nevojiten mënyrat për ta nxitur ekipin që të shfrytëzojë në maksimum aftësitë e tyre. Këto janë disa nga pikat që trajton ekspertja në një artikull të MIT Sloan Management Review, ku flitet se si mund të jesh i suksesshëm edhe pa qenë personi më i zgjuar.

Përcaktoni misionet

“Roli i liderëve është zhvendosur nga përcaktimi i detyrave të punës, te përcaktimi i orientimit brenda organizatës”, gjë që kërkon identifikimin e misioneve unike për secilin ekip. Nëse një menaxher specifikon paraprakisht pritshmëritë e tij, kjo gjë vret kreativitetin në vend që t’i fuqizojë punonjësit.

“Roli kritik i liderëve që mbikëqyrin ekipet, është që të ofrojnë një mision të qartë, i cili i mundëson çdo ekipi të përcaktojë indikatorët e mundshëm për matjen e rezultateve të tyre.”

“Ekipet performojnë më mirë nëse mund të ndjekin qëllimet e tyre në mënyrë autonome,” thotë Ross. “Por, për shkak se ato duhet të arrijnë qëllimet e kompanisë, ekipet duhet të jenë të ndërvarura nga njëri-tjetri.”

Për këtë arsye, puna e liderit është që t’i kërkojë ekipeve që të qartësojnë dhe të përshtasin misionet e tyre për të qenë në të njëjtin drejtim, gjë e cila ndihmon në krijimin e kësaj ndërlidhjeje.

Marrja e vendimeve

Ross thekson se mënyra e marrjes së vendimeve nga lideri duhet të ndryshojë. Ekipi mund të krijojë një plan veprimi i cili kërkon vetëm miratim ose refuzim. Ky është çasti kur lideri mund të fillojë të bëjë pyetje ose të vënë në dyshim procesin. Kjo do të thotë se ai nuk ka besim të mjaftueshëm tek ekipi dhe te puna e tyre.

Një lider duhet të ketë besim të plotë tek ekipi i tij për të përshpejtuar procesin e vendimmarrjes. Pra, kur ai shikon planin e përgatitur nga punonjësit, duhet ta miratojë ose ta refuzojë atë pa qenë nevoja të futet në detaje.

Nëse plani refuzohet, arsyet duhet të përmenden sa më qartë, në mënyrë që ekipi të mund t’i adresojë problemet. Në mënyrë ideale, që në fillim, nëpërmjet komunikimit, është e nevojshme që rruga e cila duhet të ndiqet nga ekipi, të jetë sa më e qartë, sepse kështu mund të shmanget marrja e vendimeve në hapat e fundit.

Eliminoni pengesat

Studimet kanë treguar se në kompani të ndryshme ka shumë struktura hierarkike që shërbejnë vetëm si pengesë për punonjësit dhe ekipet.

Për shembull, nëse dëshironi që disa ekipe të një kompanie të jenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ato duhet të kenë komunikim të hapur dhe të mos kufizohen nga lideri, i cili, në vend të kësaj, duhet të jetë përgjegjës për lehtësimin e çdo procesi për këto ekipe. Kjo eliminon plotësisht idenë e “mikro-menaxhimit” dhe fokusohet tërësisht te krijimi i mundësive për punonjësit që të bëjnë punën e tyre.

Identifikoni idetë e zgjuara

Tashmë është vërtetuar se lideri nuk duhet domosdoshmërisht të jetë personi më inteligjent i ekipit, por mund të jetë ai që vëren se cilat janë idetë inteligjente. Kjo arrihet duke dëgjuar ekipin dhe duke i inkurajuar njerëzit që të gjejnë zgjidhje për problemet e mundshme. Për këtë arsye, Ross thekson se fuqizimi i ekipit është gjëja më kryesore. Kjo mund t’i frymëzojë ata, duke i bërë që të ofrojnë ide të reja dhe të inovojnë brenda fushave të tyre të ekspertizës.  GQ

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit