5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Shpenzimi i parasë drejtë, pa e shpërdoruar atë

Më të lexuarat

Islami i kushtoi një vëmendje të veçantë shpenzimit të parasë, duke kërkuar nga muslimanët gë të mos jenë duar-shtrënguar dhe të mos shpenzojnë tepër (pa masë), por të jenë mesatar në shpenzimin e parasë gjegjësisht pasurisë së tyre. Allahu i Madhërishëm, robërve të Vet të sinqertë e të afërt që i përmbahen mesatares, shpërblimin ua përshkruan me fjalët vijuese:

“Aty do të qëndrojnë përherë; sa vendbanim dhe vendstrehim i mrekullueshëm që është ai!” (El-Furkan, 76)

“Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.” (El-Isra, 29)

Pra, Allahu i Madhërishëm, nëpërmjet ajeteve të mësipërme, na këshillon dhe na e bën me dije se duhet të jemi të matur, veçanërisht kur të mirat janë të pakta (si sprovë) dhe gjatë krizave (a thatësirave) të ndryshme. Këtë më së miri e ilustron Kur’ani fisnik në suren “Jusuf’, ku potencon reduktimin e ushqimit për plotë shtatë vite me qëllim të kursimit, siç theksohet në ajetin vijues:

“(Jusufi) tha: “Do të mbillni shtatë vjet rresht. Prodhimin që do të korrni lëreni në kallinj, përveç një pakice që do t’ju shërbejë për të ngrënë,” (Jusuf, 47)

E kjo është shprehur qartë në frazën “atë çfarë u ofrove”, që do të thotë se ajo çka konsumohet duhet të llogaritet mirë; pra, udhëheqësit janë ata të cilët e caktojnë këtë (ofertën).
Gjatë udhëheqjes së kalifit të dytë, Omerit [radijallahu anhu], në periudhën e krizës, atyre familjeve (shtëpive) të cilët kishin më pak anëtarë, ai ua reduktoi pak të ardhurat, meqë ishte e dëmshme për atë kohë (kjo, ngase kishte shtëpi me më tepër anëtarë, e që të ardhurate tyre ishin të pamjaftueshme), duke u thënë:
“Njerëzit nuk vdesin nëse hanë gjysmën e asaj që ngop stomakun.” Kjo përmendet edhe në një hadith të të Dërguarit të Allahut, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: “Ushqimi për një (person) do të mjaftojë për dy, e ushqimi për dy do të mjaftojë për katër…” (Transmeton Muslimi e të tjerë, të dëgjuar nga Xhabiri radijallahu anhu)
Parimi i kursimit që u përmend më sipër, muslimanit i mundëson të reduktojë konsumin dhe shpenzimet e veta, e nga ana tjetër nëpërmjet kësaj do t’i rritet shuma e parasë. Islami nuk ndalon shijimin e jetës (të mirat luksoze), siç ndalohet në disa fe dhe filozofi, si psh. në hinduizëm apo nga priftërinjtë;

Islami respekton zotërimin dhe shfrytëzimin e por jo edhe shpérdorimin e saj.

Allahu i Madhërishëm thotë:

“O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju.” (El-Maide, 8)
*”Ky varg na urdhëron për mirësi në shoqëri. Po të mos zbatohet kjo mirësi, shoqëria do të shkatërrohet plotësisht kurse po të zbatohet plotësisht ndër njerëz, përparimi dhe mirëqenia e shoqërisë do të arrijë kulmin.” (Hasan I. Nahi, “Kur’ani i madhërishëm”; AlITC; Tiranë, 2007; fq. 163)

Ai, i Madhërishmi, vazhdon në një ajet tjetër:

Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar. Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij. “(El-Isra, 26-27)

Dallimi mes harxhimit dhe shpenzimit të parave është se, harxhimi tejkalon nevojat kurse shpenzimi i tyre shpie në mëkate, qoftë edhe nëse është një monedhë me pak vlerë. Në vazhdim do të përpiqemi ta shpjegojmë teorinë e shpenzimit.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit