11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Rregulla të arta për edukimin e fëmijës

Më të lexuarat

Rregulla të arta për edukimin e fëmijës

Faktikisht të edukosh një fëmijë do të thotë që çdo prind të edukojë vetveten. Për të pasur një fëmijë të mirë ai duhet të heqë dorë nga gabimet, duhet të përballojë situatat e vështira dhe të sakrifikojë.

Duhet ta vëmë në dukje edhe para fëmijëve dashurinë dhe respektin që kanë anëtarët e familjes ndaj njëri-tjetrit.

Prindërit nuk duhet të debatojnë apo të grinden para fëmijëve apo në sy të fëmijëve. Nuk është e drejtë që fëmijët të përdoren dhe të shfrytëzohen në këto situata dhe të dëgjojnë biseda që përmbajnë fjalë të rënda dhe fyese.

Nuk duhet që të shfaqen reagime fyese apo tallëse ndaj disa fjalëve të gabuara apo edhe gabimeve të vogla. Nuk duhet harruar se edhe ata mund të preken nga këto sjellje.

Nuk duhet lejuar që as fëmijët mes njëri-tjetrit të përdorin fjalë të rënda. Nëse ka në mes një faj që e kanë bërë fëmijët, duhet gjetur faji dhe të dënohet vetëm ai që e ka bërë atë.

Duhet përdorur drejtësia si në dhënien e dënimit ashtu edhe në atë të shpërblimit. Në këtë aspekt duhet sjellë në mënyrë të barabartë mes vëllezërve (ose nxënësve).

Ne duhet t’u mësojmë dhe t’u shpjegojmë fëmijëve që t’i duam krijesat për shkak të Krijuesit.

Me to duhet të sillemi si të mëdhenjtë por nuk duhet të presim si prej të mëdhenjve.

Do të ishte më pak e mërzitshme t’ua kujtosh përgjegjësitë që kanë sesa t’ua numërosh një e nga një gabimet e bëra.

Fëmijës duhet t’u tregojmë shembuj personalitetesh nga njerëz që kanë virtyte të larta, si: heroizmin, kurajën, fortësinë, drejtësinë dhe tolerancën.

Duhet t’i krijohet mundësia që të merret me aktivitete sociale.

Duhet ta nxisim që të merret me sport dhe muzikë. Duhet t’i shpjegojmë mirë se nuk është e drejtë vënia dorë në mallin e tjetrit, rëndësinë që ka koncepti “drejtësia” dhe domosdoshmërinë e fitimit hallall.

Nuk duhet të lejojmë që çdo dëshirë e fëmijës të shkojë në vend dhe gjërat të ecin në mënyrë të parregullt. Duhet të interesohemi nga afër për ta duke studiuar edhe vendet ku ndodhen dhe nuk duhet ta lëmë mënjanë iniciativën tonë (pa ndjekur ndonjë presion).

Nuk duhet ta dënojmë fëmijën për të gjitha gabimet e bëra, duhet t’ia shpjegojmë me rrugë bindëse gabimin duke bërë të mundur që disa gabime t’i anashkalojmë. Nuk duhet të ndjekim rrugën e dënimit për shkak të gabimeve të bëra në mënyrë të pavetëdijshme apo pa dashur, por duhet të përpiqemi t’ia rregullojmë gabimin duke e bindur për atë që ka bërë.

Ata duhet t’i edukojmë që t’i mbajnë duart pastër, gjithashtu fytyrën, dhëmbët, thonjtë, veshjen, trupin dhe ambientin.

Fëmijët në moshë të vogël nuk duhet t’i frikësojmë me mjete të frikshme apo me gjëra jashtë realitetit që janë imagjinare.

Edhe sikur të bëjnë pyetje të vështira për moshën e tyre duhet t’u japim përgjigje me durim dhe në mënyrë që ata t’i kuptojnë, por pa i thyer dhe prishur vullnetin e tyre për të mësuar.

Mos harroni se ata janë fëmijë dhe ndjekin çdo lëvizje duke e regjistruar sjelljen tuaj si një model.

Për të kuptuar problemet e tyre duhet të uleni në moshën e tyre si një mik dhe shok por pa ulur tepër edhe shkallën tuaj.

Fëmija duhet të përgëzohet dhe të shpërblehet për një punë të mirë që bën.

Ne duhet të jemi shembull edhe në pastërti dhe në rregull.

Ne duhet ta lejojmë që të luajë dhe të jetojë fëmijërinë e tij

Revista Etika 12

Prof. Dr. Ibrahim Emiroglu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit