2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rekordi i eksporteve turke në Ballkan: vendet e para, jo preferencat historike

Më të lexuarat

Eksportet turke në Ballkan në nëntë muajt e këtij viti janë rritur për 24.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kanë arritur në 15.7 miliardë dollarë. Më së shumti është eksportuar në Rumani me 4.7 milionë dollarë, ndërsa rritjen më të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar e ka shënuar Mali i Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetari AA nga Asambleja e Eksportuesve Turke (TIM), në nëntë muajt e parë të vitit janë eksportuar 15 miliardë e 698 milionë dollarë në vendet e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky numër ishte në nivelin prej 12 miliardë e 571 milionë dollarë, kështu që eksportet në Ballkan vitin e kaluar u rritën për 24.9 për qind.

Eksporti më i madh në periudhën e përmendur nga vendet e Ballkanit është realizuar në Rumani (4.7 miliardë dollarë), e ndjekur nga Bullgaria (3.4 miliardë dollarë), Greqia (2.1 miliardë dollarë), Serbia (1.3 miliardë dollarë) dhe Sllovenia (1.2 miliardë dollarë).

Eksportet e Turqisë në Shqipëri arritën në 742.8 milionë dollarë, e ndjekur nga Bosnja (548.1 milionë dollarë), Maqedonia (488.5 milionë dollarë), Kosova (483.1 milionë dollarë), Kroacia (439.1 milionë dollarë) dhe Mali i Zi (118.6 milionë dollarë).

Rritja më e madhe e eksporteve drejt Malit të Zi

Eksportet drejt Ballkanit janë rritur në 10 vende në periudhën janar-shtator të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Vetëm në një vend ka shënuar rënie.

Rritja më e lartë e eksporteve në këtë periudhë është shënuar në Mal të Zi me 60.2 për qind. Pas Malit të Zi, vendi me rritjen më të madhe të eksporteve ndër vendet e Ballkanit ishte Shqipëria me 43.4 për qind.

Eksportet në Bullgari u rritën me 34,9 për qind, Rumani (34,1 për qind), Maqedoni (29,4 për qind), Kroaci (28,2 për qind), Serbi (24,0 për qind), Kosovë (21,5 për qind), Bosnje-Hercegovinë (21,3 për qind) dhe Greqi (7,8 për qind). Eksportet drejt Sllovenisë janë ulur me 3,1 për qind.

47.9% e eksporteve në rajon vijnë nga Stambolli

Kur bëhet fjalë për eksportet në vendet e Ballkanit në bazë të qyteteve, më i madhi ishte nga Stambolli dhe arriti në 7.5 miliardë dollarë.

Me këtë shumë, Stambolli përbënte 47.9 për qind të eksporteve prej 15.7 miliardë dollarësh drejt vendeve të Ballkanit.

Sektori i materialeve dhe produkteve kimike arriti eksportin më të madh në Ballkan. Në këtë periudhë, sektori i materialeve dhe produkteve kimike ka eksportuar 2.8 miliardë dollarë në vendet e Ballkanit.

Ky sektor pasohet nga çeliku, industria e automobilave, metalet me ngjyra, energjia elektrike dhe elektronika./tesheshi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit