22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Pyetje: Çfarë është bamirësia dhe si mund të bëhem një bamirës?

Më të lexuarat

Përgjigje:

Esmaja (Zoti qoftë i kënaqur me të) përcjell se i Dërguari i Zotit (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të) ka thënë: “Jep! Mos u trego dorështrënguar që edhe Zoti të mos ta shtrëngojë mirësinë e riskun e Tij!”

(Buhari, Hibe, 15; Muslim, Zekat, 88; Ahmed b. Hanbel, VI, 345.)

Ndjeshmërinë e bijës së Ebu Bekrit, Esmasë, lidhur me bujarinë ekonomike, e tregon ky rrëfim: Një ditë Esmaja erdhi tek Profeti dhe e pyeti:
O i Dërguari i Zotit! Nuk kam asgjë veç çfarë më sjell (im shoq) Zubejri. A ka gjë të keqe të jap një pjesë nga ato që më sjell ai? Profeti iu përgjigj:
-Jep sipas mundësisë. Mos e fshih ç’ke të tepërt prej pasurisë që edhe Allahu të mos e presë mirësinë e bujarinë ndaj teje.⁷⁸

Po kështu, edhe bija tjetër e Ebu Bekrit, Aishja, përcjell se i Dërguari i Zotit ka thënë: “Nëse gruaja jep nga ushqimet e shtëpisë pa dëmtuar, ajo merr sevape ngaqë ka dhënë, ndërsa burri ngaqë ka fituar. I njëjti sevap vlen edhe për qehajain që administron pasurinë. Sevapi i njërit nuk heq gjë nga sevapi i tjetrit.”⁷⁹

Infak, bamirësi, do të thotë të shpenzosh nga pasuria për të fituar pëlqimin e Zotit; t’i ndihmosh nevojtarët pa pritur gjë prej tyre. Çdo akt i tillë vullnetar si zekati, sadakaja, sadakaja e fitrës, bursat studentore, dhuratat, Iënia e së drejtës së përdorimit, etj., hyjnë në konceptin e bamirësisë.
Muslimani s’mund dhe s’duhet të flejë i qetë nga ndërgjegja sidomos kur i afërmi i tij përpëlitet në skamje e kur fqinji është i uritur. Veç kësaj ai e di se bamirësia është ndarje e mirësive të falura prej Zotit me njerëzit në nevojë. Kur të ndihmojë me mall, nuk duhet të zgjedhë mallin e keq e jocilësor si dhe duhet të sigurohet që bamirësia ka arritur te nevojtarët e vërtetë. Dy ajete iu bëjnë thirrje muslimaneve të pasur për vëmendje e ndjeshmëri në këtë pikë: “0 ju që keni besuar! Jepni nga gjërat e mira që keni fituar e prej atyre që i kemi nxjerrë nga toka për ju dhe mos jepni ato po t’jua jepnin ju, nuk do t’i merrnit veçse me sytë mbyllur (nga përbuzja)! Dijeni se Allahu është i Pasur, i Lavdëruar.
Shejtani ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron koprracinë, ndërsa Allahu ju premton falje dhe mirësi prej Tij. Allahu është i Gjerë, Dijës.⁸⁰

“Dhe (jepuni) të varfërve të cilët, të përfshirë tërësisht në çështjen e Allahut, nuk kanë mundësi për t’u endur ne tokë. Kush nuk i njeh mund të mendojë se janë të pasur nga vetëpërmbajtja e tyre. Por ti mund t’i njohësh nga tiparet e tyre; ata nuk iu kërkojnë njerëzve me këmbëngulje. Dhe çfarëdo që të jepni si bamirësi, Allahu e di “⁸¹

Ndër tiparet e muslimanëve të vetëdijshëm për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, pas besimit dhe namazit vjen bamirésia.⁸² Në fakt bamirësia është xhihad ekonomik. Zoti i Lartësuar urdhëron kështu: “Besimtarë janë ata që kanë besuar tek Allahu dhe i Dërguari i Tij e nuk dyshojnë më dhe që përpiqen në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre. Këta pra jané besnikët.”⁸³ Ndonëse në ajete dhe hadithe sevapi i punëve të mira thuhet se është dhjetëfish, mund të thuhet se në shpërblimin shtatëqindfish të bamirësisë në rrugën e Zotit⁸⁴ ka të bëjë fakti se kjo gjë është më e vështirë për njeriun sesa adhurimet si namazi e agjërimi.

Sigurisht, nisur nga parimi se “falënderimi i çdo mirësie është në llojin e vet”, falënderimi për pasurinë bëhet duke iu dhënë nevojtarëve me shpresën për të fituar pëlqimin e Zotit. Është e qartë se mirësia për të cilën nuk është falënderuar, përbën pengesë në rrugën drejt Zotit.

Me fjalët e Kur’anit të Lartë, “…trashëgimia e tokës dhe e qiejve i ta kon Allahut. Allahu është i informuar për gjithçka”⁸³ dhe çfarëdo që të jepni për të tjerërt është për ju, me kusht që të mos jepni veçse për hir të Allahut. Dhe çdo gjë që të jepni si bamirësi do t’ju kthehet e nuk do t’ju bëhet padrejtësi”⁸⁶ “Besoni tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe jepni nga gjërat mbi të cilat ju kemi bërë mëkëmbës. Për ata prej jush që besojnë dhe japin ka një shpërblim të madh.”⁸⁷

Pra, çdo gjë që jepet si bamirësi, si trashëgimi që i takon Zotit do të kthehet tek Ai. Sepse në të vërtetë Atij i përket. Ajo që zotërojnë robërit është një amanet i përkohshëm. Çdokush një ditë do ta lërë pas patjetër pasurinë që kujton se është e tij dhe do të ndahet nga kjo jetë. Prandaj njeriu i mençur e i ndërgjegjshëm është ai personalitet bujar që arrin ta shpenzojë në rrugën e Zotit pasurinë e trashëgiminë e Zotit.

_______________________________________________

78 Buhari, Hibe, 15; Muslim, Zekat, 89.

79 Buhari, Zekat, 26; Muslim, Zekat, 80; Ebu Davud, Zekat, 44; Tirmidhi, Zekat, 34; Nesai, Zekat, 57.

80 Bakara 2/267-268.

81 Bakara 2/273.

82 Bakara 2/2.

83 Huxhurat 49/15.84 Bakara 2/261.

85 Ali Imran 3/180

86 Bakara 2/272

87 Hadid 57/7

Shkëputur nga libri ” Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 hadithe”

Prof. Dr. Zemeriua Güler

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit