-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Prindërit kërkojnë të shkojë tek fallxhori çfarë duhet të bëj?

Më të lexuarat

Nëse njëri nga prindërit e mi dëshiron që ta dërgojë tek një parashikues i fatit/falltar për tu kuruar, dhe unë nuk i bindem atij, atëherë a konsiderohet kjo mosbindje e qortueshme?

Përgjigjja:

Nuk është e lejueshme bindja ndaj prindërve në çështje të tilla. Veprimi i tillë është i ndaluar dhe mosbindje ndaj Allahut. Hasani dhe Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta) kanë transmetuar se Profeti ﷺ ka thënë:

Kush shkon tek parashikuesi i fatit dhe e beson atë në çfarë thotë, ai ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit.” [1]

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Kush shkon tek parashikuesi i fatit dhe e pyet për diçka nuk i pranohet namazi për dyzet ditë.” [2]

Prandaj nuk është e lejuar bindja e prindërve në çështje të ngjashme.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

Nëse ata orvaten, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka, për të cilën ti nuk ke dijeni, mos i dëgjo, por sillu mirë me ata në këtë jetë dhe ndiq rrugën e atij që drejtohet tek Unë me devotshmëri.” (Llukman: 15)

Ali bin Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Nuk ka bindje ndaj krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut.” [3]

Përkundrazi, ti duhet t’i paralajmërosh ata nga këto veprimet e tilla dhe t’ia shpjegosh atyre në një mënyrë të butë dhe të mirë se ato vepra janë të ndaluara.

Muhammed bin Abdilah es-Subejjil, “Rasail fil-‘Akideti ued-Da’ueh”, fq. 171

————————–

[1] Ahmedi

[2] Muslimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit