7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pranimi i dhuratave në vendin e punës

Më të lexuarat

Pyetje:

Ndoshta nuk është mënyra e duhur, por dua t’ju bëj disa pyetje. Unë punoj si mjek në një klinikë të mjekësisë familjare në periferi të qytetit. Kam shumë punë. Njerëzit shpesh më sjellin dhurata (kafe, çokollata, lëngje, etj.). Në fillim nuk doja t’i pranoja, por kjo i ofendonte ata njerëz. Tani i marr, por nuk i çoj në shtëpi, vetëm hamë dhe pimë me kolegët në punë. Unë kujdesem shumë që pacientëve të mos u jap arsye për këto dhurata, në mënyrë që kjo të mos ndikojë në punën time, as në të drejtat e tyre. A janë ato dhurata haram?

Përgjigje:

Do të ishte shumë më mirë dhe më sigurtë sikur mjekët dhe nëpunësit apo zyrtarët e tjerë shtetëror të mos merrnin dhurata (hedije) për punët që janë në fushëveprimtarinë e punës së tyre, sepse marrja e dhuratës është një mënyrë ku mund të mësohesh me të(me marr çdo herë pastaj), kështu që, më vonë ata mund të kenë qëndrim më të keq ndaj atyre që nuk u japin dhurata dhe hedije.

Megjithatë, nëse dhurata nuk kushtëzohet dhe nëse dhënia ose mosdhënia e dhuratës nuk ndikon në cilësinë dhe nivelin e shërbimit mjekësor, atëherë kjo është një pyetje më e lehtë, veçanërisht nëse pacienti insiston të japë një dhuratë të pakushtëzuar, dhe atë pas një ekzaminimi, ndërhyrjeje mjekësore. Nëse mjeku sheh se është një person i varfër, sigurisht se do të ishte mirë ta refuzonte marrjen e dhuratës.

__________________
Dr. Enes Ljevakoviç, fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu:
Miftar Ajdini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit