Përgjigje:
Zoti i Madhëruar i pranon lutjet e besimtarëve që bëhen kundër zullumqarëve, por, përgjigjet e Tij kanë urtësi madhështore dhe kohë të duhur.
Prandaj me këtë synohet, ndër tjerash:
– Ai lë që zullumqarët të mbushen zullum shumë e më shumë deri në momentin e duhur, kur edhe i bënë të mposhtur ata.
– Me këtë arsyetohet në plotni dënimi i përhershëm ndaj tyre në botën tjetër në Xhehenem.
– Të dallohen besimtarët dhe sakrifica e tyre, të pastrohen radhët e tyre, pra, të dihen durimtarët e të sinqertit, si dhe hipokritët e neglizhentët.
– Besimtarët e devotshëm të forcojnë besimin e tyre, meqë fitorja është e sigurt, kurse shpërblimi i botës tjetër madhështor.
Besimtar, kurrë mos mendo se lutja jote të shkoi kot, dije!
Zoti i Madhëruar dëshmoi: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë zullumqarët! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen” (Kuran, Ibrahim: 42)
Adnan Simnica