3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Për ata që mallkojnë fëmijët e tyre

Më të lexuarat

Pyetje: Jam një nënë që po mallkoj fëmijët e mi, nuk dua t’i mallkoj por nuk ndaloj vetën?

Përgjigje: Hiq dorë nga mallkimi ndaj fëmijëve se do pendohesh. Nuk lejohet ta nëmësh askënd e aq më pak fëmijën tënd, sepse mund të jetë një moment që pranohen duatë dhe pendohesh sa të kesh jetë. Argumenti, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem thënë: “Mos u lutni kundër vetes suaj, mos u lutni kundër fëmijëve tuaj, mos u lutni kundër shërbetorëve tuaj, e mos u lutni kundër pasurisë suaj, mos të qëlloni momentin kur Allahu pranon lutjet, e t’ju përgjigjen lutjet e juaja”. (Shënon Ebu Davudi, hadhithi është i saktë.)
Ka ca momente ku happen dyert e qiellit dhe çdo lutje pranohet dhe ti pendohesh por nuk bën dobi më pendimi. Duhet fikësuar Zotit e duhet bër lutje për mirë; Allahu të udhëzofttë, Allahu të ruajttë e të rregullofttë, të bëfttë Allahu dijetarë e udhëheqës të drejtë. Nuk është në traditën tonë islame të mallkojmë askënd e jo më fëmijën që është i pastër dhe i pafajshëm, pastaj ndaj gjithë atyre mallkimeve pret bekime ndaj fëmijës.

Hoxhë Ahmed Kalaja

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit