3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

O Shejh, më këshillo pash Allahun! Jam në prag të Xhehenemit. Unë kam qenë i dhënë pas faqeve pornografike që nga viti i kaluar. Çdo herë që pendohem, përsëri kthehem në këtë

Më të lexuarat

Pyetje: “Allahu iu shpërbleftë dhe iu bekoftë! Allahu na sjelltë dobi në atë që kemi dëgjuar dhe Allahu na faltë neve, juve dhe të gjithë myslimanët!”

Ky pyetësi, o Shejkh, thotë: “Të lutem, pash Allahun, që ta bësh këtë pyetje (për mua).”

Pyetja e tij është: “O Shejkh, më këshillo pash Allahun! Jam në prag të Xhehenemit. Unë kam qenë i dhënë pas faqeve pornografike që nga viti i kaluar. Çdo herë që pendohem, përsëri kthehem në këtë.

Pasha Allahun, gjëja të cilën më së shumti e urrej, janë këto ueb faqe. Por, ato më mundin në çdo kohë dhe janë shkak për dështimin tim. Unë isha shumë i suksesshëm në punën time dhe në studimet e mia, e tani jam në një gjendje humbëse.”

Përgjigje: “Fillimisht, them ashtu siç ka thënë Umer bin Hatabi radijAllahu anhu: “Lute Allahun (tebarake ue te ala), që t’ia kthejë zemrën vëllait tënd, që ta udhëzojë dhe t’ia pranojë pendimin!”

E lusim Allahun (azze ue xhel), Fisnikun, Zotin e arshit të madh, që ta udhëzojë dhe t’ia pranojë pendimin. Të na bëjë neve dhe atë të qëndrueshëm dhe të na mbrojë nga e keqja e vetvetes sonë dhe nga e keqja e veprave tona!

Ju këshilloj, o vëlla fisnik, me një këshillë të vetme; kujtojeni në çdo kohë, sepse aty është shpëtimi. Kjo është këshillë e madhe. Gjithmonë ta kesh në mendje se Zoti i botëve të sheh dhe se Ai (subhanehu ue te ala) të vështron.

Nëse jeni i vetëm brenda shtëpisë për çdo ditë, atëherë mos thoni: “Unë jam vetëm”, por thuaj: “Është një Vështrues mbi mua.”

Kur të ulesh, veçohesh me këtë ekran në internet, e fillon të hysh në këto faqe dhe mendon se askush nga njerëzit nuk të sheh, dije se Zoti i Botëve është duke të shikuar.

 أَلَمْ يَعْلَمْ بِأَنَّ اللَّهَ يَرَى

 “A nuk e di ai se Allahu e sheh?” 96:14

Ky ajet është qortues për ju, medito rreth tij dhe qortojeni veten me anë të Kuranit. Nuk ka asnjë të keqe nëse e vendos këtë ajet në dhomën tënde, përballë teje, që të shikosh në atë; kjo mund t’iu largojë dhe t’iu bëjë vërejtje.

Nga kjo gjë (të shikuarit e pornografisë) nuk keni parë dhe as nuk keni pas asnjë përfitim. Përkundrazi, kjo ka ndikuar në studimet tuaja, në sjelljet tuaja, në adhurimin tuaj, në punën tuaj; nga kjo nuk ke asnjë dobi.

Kjo është ajo çfarë armiqtë e Islamit e kërkojnë. Ata ofrojnë filma të ndyrë, të shthurur dhe të dëmshëm, në mënyrë që fëmijët e myslimanëve të humbin dhe të bëhen si kafshët, e edhe më të humbur në pasimin e epshit dhe dëshirave, devijimeve dhe rrugëve të këqija.

Prandaj, ki frikë Allahun (azze ue xhel), bëhu i vazhdueshëm në kthim tek Allahu (subhanehu ue te ala) dhe pendohu sinqerisht tek Allahu (azze ue xhel).

Këtë pajisje (kompjuterike), duke pas parasysh gjendjen tuaj, nuk them që ta përdorësh për punë të lejuara, përkundrazi, të them që plotësisht ta heqësh nga shtëpia. Largoje atë nga shtëpia plotësisht, nuk duhet të mbetet me ju qoftë edhe për një sekondë.

Sonte largojeni nga shtëpia, sepse prania e tij të shpie në prishje/devijim të qartë.

Hiqni atë nga shtëpia plotësisht, mbylljani derën së keqes dhe ktheju Allahut (subhanehu ue te ala).

Lusim Allahun që ta kthejë zemrën tuaj, ta pranojë pendimin tuaj dhe tonin, e të na udhëzojë të gjithëve në rrugën e drejtë dhe të na rregullojë të gjitha çështjet tona! Me të vërtetë, Ai (tebarake ue te ala) është Dëgjuesi dhe i përgjigjet thirrjeve tona.

Shejkh Abdurrazak bin Abdul-Muhsin el-Abad el-Bedr
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit