3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nis ngritja e çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare

Më të lexuarat

Të ftohtit dimëror që këtyre ditëve të janarit ka nisë të përfshijë disa rajone të Europës dhe të botës, ka ndikuar, pa humbur kohë, në lëvizjen e çmimeve të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare të energjisë.

Sot, në mëngjes në tregjet europiane të rrymës janë ofertuar sasitë e energjisë të dedikuara për eksport me çmime të reja, dukshëm të ngritura krahasuar me një javë më parë.

Në Bursën Hungareze të Energjisë, HUPX, nga ku Kosova importon sasinë më të madhe të rrymës, kur domosdo ka nevojë për të siguruar për nevojat e konsumit, sot çmimi i një megavat-ore të energjisë elektrike gjatë ditës ka kushtuar 173,78 euro, ndërsa një megavat gjatë orëve të pikut e ka çmimin 203,44 euro.

Në këtë mënyrë, çmimi i sotshëm është ndjeshëm më i madh se një javë më parë, madje është goxha më i lartë edhe nga dita e djeshme. Dje, (e enjte, 19 janar), në Bursën Hungareze një megavat energji elektrike ka kushtuar 151 euro, ndërsa në kohën e pikut një megavat është tregtuar me çmimin prej 181 eurosh.

Këto janë çmimet e sotshme, përkundër situatës relativisht të mirë elektroenergjetike në shumicën e vendeve të Europës, e sidomos të vendeve të cilat kanë kapacitete hidroenergjetike, për shkak të të reshurave të mëdha dhe mbushjes së akumulimeve të ujit.

Sidoqoftë, çmimet e sotshme të rrymës në tregjet ndërkombëtare, edhe pse kanë zënë të ngriten, ende janë dukshëm më të ulëta se sa në periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kur një megavat ndodhi jo rrallë herë të tejkalojë çmimin prej 500 e më shumë eurosh./buletiniekonomik/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit