-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

NGRËNIA E KAMATËS – Rreziku i kamatës

Më të lexuarat

Prej sëmundjeve të përhapura në Ummetin tonë dhe në veçanti nëpër trojet tona është ngrënia e kamatës. Gjë e cila është e “lejuar” institucionalisht dhe arsyeja e lejimit të saj nuk dallon aspak nga arsyeja e atyre, fjalën e të cilëve na e ka treguar Allahu në librin e Tij, ku thotë: “Kjo është ngase thanë: “Me të vërtetë shitblerja është sikurse kamata…”[1]. Nuk ka diç për tu çuditur kur e bën këtë vepër dikush i cili ndoshta as nuk beson në Allahun, mirëpo çuditemi kur e bën këtë vepër, njeri i cili pretendon se e don Zotin e tij dhe Muhammedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), njeri i cili pretendon se me ngrënie të kamatës do të bën një vepër tjetër e cila e kënaq Allahun, Allahu na ruajt nga ky devijim. Allahu i cili na ka krijuar, na furnizon me çdo të mirë dhe kujdeset për ne, u është përgjigjur atyre të cilët thanë: “Me të vërtetë shitblerja është sikurse kamata…” duke thënë:

 …kurse All-llahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën.[2]

Kjo mjafton për besimtarin, për atë i cili në zemrën e tij e ka Allahun, për atë i cili si gjykatës dhe ligj merr fenë e Allahut, thotë Allahu në një ajet, ku i cilëson besimtarët e drejtë:

Nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje, kur Allahu ose i dërguari i Tij, ka vendosur për një çështje, që në atë çështje të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.”[3]

Këto janë besimtarët e vërtetë, të cilët në çdo rast dhe në çdo gjendje, i binden urdhërit të Zotit të tyre, lusim Allahun të na bën prej tyre. Thotë Allahu duke i urdhëruar besimtarët me devotshmëri:

O ju që keni besuar, keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga ajo që ka mbetur prej kamatës dhe nëse nuk e bëni këtë atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe me të Dërguarin e Tij, e nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kapitali i mallit tuaj, as nuk bëni padrejtësi dhe as nuk ju bëhet padrejtësi.”[4]

Më poshtë e kam përmendur rrezikun e ngrënies së kamatës, të kësaj vepre të shëmtuar, me qëllim që të na bëj dobi neve dhe secilit që i lexon fjalët e mëposhtme.

Rreziku i kamatës

1-      Ngrëniësi i kamatës i shpall luftë Allahut dhe të Dërguarit të Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), andaj bëhet armik i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij, thotë Allahu:

 …dhe nëse nuk e bëni këtë atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe me të dërguarin e Tij.”[5]

Është thënë në komentimin e ketij ajeti: “Nëse ju nuk largoheni nga kamata atëherë ju jeni në luftë me Allahun dhe me të Dërguarin e tij, d.m.th armiq.”

Si rezultat i kësaj lufte dhe armiqësie ndaj Allahut, sot e sheh se si njerëzit janë në brenga dhe depresion, derisa shumë prej tyre nuk dijnë diçka nga jeta e tyre, përpos këtyre brengave. Ky është përfundimi i atyre që i shpallin luftë Allahut, e sa përfundim dhe dënim i lehtë është ky, në krahasim me atë përfundim në Ahiret, Allahu na ruajtë.

2-      Ai i cili merr kamatë dhe secili që ndihmon në këtë process është i mallkuar.

Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Allahu e mallkoftë kamatmarrësin dhe atë që e jep“. Transmeton Muslimi dhe shtoi Tirmidhiu “…dëshmitarët dhe shkruajtësin e kamatës”

3-      Ngrënia e kamatës është prej veprave shkatërruese, thotë Allahu:

Ata që e hanë kamatën nuk çohen ndryshe përpos se si çohet i çmenduri nga të prekurit e shejtanit.” (el-Bekare:275).

Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Largojuni shtatë shkatërruesve…” dhe përmendi mes tyre kamatën.

4-      Dënimi i ngrënësit të kamatës është se ai do të notojë në një lumë prej gjaku.

Në hadithin e Semure ibn Xhundub (radijAllahu anhu) thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Vazhduam, derisa aritëm deri te një  lum prej gjaku. Në mes të lumit qëndronte një njeri, kurse në breg të lumit ishtë një person tjetër, para të së cilit kishtë gurë. Pastaj ai i cili ishte në lum u drejtua kah bregu dhe kur nisi që të del, ky i dyti e gjuajti me gurë në gojë dhe e ktheu atje ku ishte. Çdoherë që donte të del, ky i cili ishte në breg e gjuante me gurë në goje dhe e kthente ku ishte”. Pastaj e komentoi këtë dhe tha se këta janë ata që marin kamatë. (Buhariu).

5-      Përhapja e kamatës është shkak për shkatërrimin e vendbanimeve.

Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kur të përhapet zinaja dhe kamata në një vendbanim, atëherë ata e kanë lejuar mbi ta dënimin e Allahut.”[6]

Lusim Allahun që t’i pastrojë vendet e muslimanëve nga kjo sëmundje e keqe. Amin.

Dhe lutja jonë e fundit është: Hamdi i takon vetëm Allahut.

Përktheu dhe përgatiti: Ali Ashani / rizgjimi.com


[1] El-Bekare (275)

[2] El-Bekare(275)

[3] El-Ahzab (36)

[4] El-Bekare (278-279)

[5] El-Bekare (279)

[6] Et-Taberani në el-Kebir dhe Hakimi në el-Mustedrek nga ibn Abbasi, kurse Albani e ka cilësuar si të vërtetë në Sahih el-Xhami'(679)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit