6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Kush është Çeda Aksiq, serbi i akuzuar për masakrën e Reçakut

Më të lexuarat

Serbin Çeda Aksiq, ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë si pjesëmarrës në masakrën e Re֛çakut, banorët e Shtimes thonë se e njohin si prijës në këtë masakër, madje edhe ekzekutues të civilëve në fshatrat përreth.

Ish-drejtori i seksionit të pyjeve në Ferizaj, sipas të mbijetuarve të masakrës ku mbetën të vrarë 45 civilë shqiptarë, nuk është i vetmi serb lokal që i ka prirë masakrave, por se ka pasur shumë të tjerë që kanë mbajtur maska në mënyrë që të mos i njohin shqiptarët.

Vëzhguesit e ushtrisë serbe rreth maleve të Reçakut ishin vendosur disa javë para se të nisë masakra ndaj 45 civilëve.

Për përgatitjen e terrenit sipas banorëve lokalë ndihmë kishte dhënë fqinji i tyre i paraluftës, serbi Çeda Aksiq.

Aksiq si drejtor i seksionit të pyjeve në Ferizaj, sipas gazetarit të luftës, Ruzhdi Jasharit, e njihte zonën mirë, dhe ishte në shërbim të armatës së Millosheviqit.

“Sa i përket Reçakut po kështu pjesëmarrja e tij është gjithashtu sepse hyrjet në Reçak nga vendorët nga policia stacioni policor në Shtime, bashkë me forcat e policisë edhe ushtrisë… Duke qenë njohës i mirë i fshatrave, i hyrje – daljeve, i pyjeve, i vendbanimeve Reçak, Petrovë, Topillë, Rancë, Devetak edhe të gjithë fshatrave. Duke qenë njohës i mirë i territorit, është përdorë prej policisë me iu pri aktiviteteve edhe me qenë një prej mbështetësve kryesor gjatë ekzekutimeve direkte luftarake në terren”, ka thënë Jashari, raporton RTV Dukagjini.

Serbi ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me masakrën e Reçakut, sipas Jasharit është fajtor edhe për ekzekutim e Halil Hysenit.

Rast në të cilin ishin gjetur të vdekur edhe dy fëmijë dhe një grua.

“Merret Halili nga fëmijët edhe shoqja ndahet kështu që fëmijëve iu jep, biskota dhe çokolata dhe iu thotë se Halili kthehet pas pak, sepse, Halili ka qenë pa maskë kur ka intervistu në fshatin Petrovë. Edhe Halili e ka njoftë me emër me mbiemër, ky e ka marr edhe pas dy ore Halili ka qenë i ekzekutuar”, ka shtuar Jashari.

Aksiq, shtëpinë në qendër të Shtimes e kishte shndërruar në shtab të policisë. Megjithatë sipas të mbijetuarve të masakrës së Reçakut, nuk është i vetmi serb nga qyteti, i cili i kishte prirë masakrës.

“Atë ditë nuk kemi mund me ditë për askënd se kush është, sepse të gjithë serbët e Shtimes kanë qenë me maska, të njofshëm çka janë kanë, kanë pasur maska. Çka janë kanë jashtë Shtimes janë kanë me shirita, pa maska janë kanë të ngjyrosur”, ka thënë Ramë Shabani.

Shabani të cilit në malet e Reçakut i janë masakruar vëllai dhe 12 kushëri, thotë se fajtorët dihen, por shteti ka dështuar të vendos drejtësi.

“Trupa aty ka pasur pa zemër, pa sy pa krye, gjithfarë ka pasur….Një muaj ditë ka zgjatur masakra e Reçakut, sepse i kanë ngrehë zvarrë nëpër spitale, jo janë terrorista, jo janë kështu, jo ashtu”, ka shtuar Shabani.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, Çeda Aksiq, akuzohet se ka vrarë civilë shqiptarë edhe nga afërsia.

Me hyrjen e NATO-s ai e ka shitur shtëpinë, dhe dyshohet se jeton në Jagodinë të Serbisë. /Dukagjini/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit