8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Mjalta “Made in Kosova” më e shtrenjta në rajon

Më të lexuarat

Mjalta që prodhohet në Kosovë është më e shtrenjta në rajon. Me një mesatare prej 9.2 euro për kilogramë,  Kosova del të ketë çmimin më të shtrenjtë për mjaltë në rajon, madje edhe te vendeve si Austria.

Sipas studimit “Sektori i Bletarisë në Kosovë”, i realizuar nga Recura, çmimi i shitjes me pakicë të mjaltit në Kosovë është rreth 7.2 €/kg ndërsa çmimi i shitjes tek konsumatori final është rreth 9.2 €/kg.

“Çmimi i mjaltit në Kosovë është ndër më të lartat (9.2 €) krahasuar me vendet e rajonit. Në vitin 2015, vetëm në Austri çmimi i mjaltit është 8.80, ndërsa në vendet e tjera është shumë më i ulët, d.m.th. Greqia është 5.97, Rumania 3.51 €, Bullgaria 2.97 € ose Hungaria 2.47 €”, thuhet në këtë raport.

Prodhimi mesatar i mjaltit në Kosovë  për periudhën 2011-2015 vlerësohet të jetë 1236 tonë.

Bletarët kosovarë prodhojnë mesatarisht 12 deri në 15 kg mjaltë në vit për koshere, edhe pse disa fermerë thonë se mund të marrin deri në 45 kg për koshere në vit, kur moti është optimal.

Ndryshimet e prodhimit të mjaltit lidhen me faktorë të ndryshëm si klima, sasitë e nektarit, dendësia e kolonive të bletëve dhe madhësia dhe format e ndryshueshme të koshereve të përdorura në çdo rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit