13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

Cila është më e mira, që njeriu ta fshehë sadakanë apo ta shfaqë atë?

Më të lexuarat




Allahu i Lartësuar ka permendur në ajetin 271 të sures Bekare:
{Nëse i shfaqni lëmoshat kjo është e mirë, por nëse i fshehni ato dhe ia jepni të varfërve atëherë kjo është më e mirë për ju}.
Pra, origjina në dhënien e sadakasë ështe fshehja e saj, por ka raste kur ajo mund të jepet haptas dhe në të këtë ka disa dobi:
– marrja për shembull nga të tjerët.
– nxitja për garimin në dhënien e sadakasë.
– shtimi i dashurisë ndërmjet njëri – tjetrit.
– mendimi i mirë për njëri – tjetrin.
Por nëse njeriu ka frikë për veten e tij nga dyfytyrësia nuk lejohet ta shfaqë.
Allahu thotë ne suren Nisa ajeti 38: {Dhe ata të cilët i shpenzojnë pasuritë apo fitimet e tyre në mënyrë që t’i shohin njerëzit}, kurse në një hadith thuhet se: Zjarri do t’i përfshijë tre lloj personash dhe njëri prej këtyre është ai që thotë: Nuk kam shpenzuar vetëm se për hatër të Allahut, por Allahu Teala i thotë: Ke gënjyer, gjithashtu melaiket i thone: Gënjeve, ti ke shpenzuar që të tjerët të thonë që jep lëmoshë, apo që të thonë se je dorëlëshuar dhe vërtetë kjo u tha (kuptimi), dhe ky person ka për qëllim lavdërimin e njerëzve.
Por nëse është i sigurt se nuk e ka nijetin e lavdërimit nga ana e njerëzve, mund ta nxjerrë sadakanë dhe haptas.
Allahu Teala thotë: {Por nëse i fshehni ato dhe ia jepni të varfërve atëherë kjo është më e mirë për ju}.
Shumë prej të parëve ishin të kujdesshëm ndaj fshehjes së nxjerrjes së sadakasë, sepse kjo gjë është më e mirë për sinqeritetin dhe është larg dyfytyrësisë, saqë ja jepnin te varfërve dhe i varfëri nuk e dinte se nga i vinte kjo pasuri.

Stafi drejtues i kanalit: Telegram.me/Dobifikh



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit