22 C
Pristina
Saturday, May 25, 2024

Marrja e tekbirit fillestar me imam – Rregulla dhe dispozita të rëndësishme!

Më të lexuarat

Allahu ju ruajttë!

Dua t’ju tregoj për një prej gabimeve më të shpeshta që bëhen në namaz, nga shumica e namaz-falësve për shkak të mos dijes së tyre për këtë çështje dhe ajo ëshë marrja e “tekbirit fillestar me imam”.
Së pari, duhet ta dimë se “tekbiri fillestar” është kusht nga kushtet e namazit, me konsensus të dijetarëve, andaj pa e plotësuar këtë kusht, namazi nuk është në rregull, dhe si i tillë nuk pranohet.
Prandaj në vijim do t’i sqarojmë rastet e marrjes së “tekbirit fillestar” kur falemi me imam.
Hyrja në namaz me imam ka disa raste:
Rasti i parë: Hyrja në namaz me imamin ende pa shkuar në ruku; në këtë rast merret vetëm “tekbiri fillestar”, pastaj pasohet imami në veprimet vijm.
Rasti i dytë: Hyrja në namaz me imam duke qenë imami në ruku; në këtë rast kemi disa mënyra të marrjes së “tekbirit fillestar”:
Mënyra e parë: Të merren dy tekbire nga namaz-falësi, njëri me nijet të “tekbirit fillestar”, dhe tjetri me nijet të rukusë. Kjo formë është më e mira dhe më e plota.
Mënyra e dytë: Të merret vetëm “tekbiri fillestar” dhe me këtë tekbir mjaftohet edhe për rukun në të cilën e ka arritur imamin, dhe kjo formë është e pranuar dhe e saktë, dhe këtë mendim e përkrahin shumica e juristëve fetar, pasi në këtë rast, vaxhibi (obligimi) bëhet bashkë me një rukën (shtyllë).
Mënyra e tretë: Të merret vetëm një tekbir, ku me ketë tekbir të ketë për qëllim “tekbirin fillestar” dhe “tekbirin e rukusë” së bashku. Për këtë formë ka divergjenca në mesin e dijetarëve, por më e sakta është se lejohet kjo menyrë, pasi vaxhibi (tekbiri i rukusë) bëhet bashkë me nijetin e ruknit (tekbirit fillestar).
Mënyra e katërt: Të merret vetëm “tekbiri i rukusë”. Për këtë formë ka divergjenca në mesin e dijetarëve, por më e sakta është se nuk lejohet kjo mënyrë, pasi rukni (tekbiri fillestar) nuk ka mundësi të bashkohet me vaxhibin, ndërsa vaxhibi mund të bëhet bashkë me ruknin, ngase rukni është më i lartë se vaxhibi.
Mënyra e pestë: Të merret vetëm tekbiri, pa e potencuar me nijet. Kjo formë është e saktë te juristët fetar, ngase ky tebir nuk është paraprirë me nijete, dhe si i tillë dedikohet menjëherë për “tekbirin filesatar”, ngase “tekbiri fillestar” është edhe fillimi i namazit, dhe si i tillë dedikohet menjëherë për të.
Kujdes: “Tekbiri fillestar” duhet të merret duke qenë në këmbë, në qoftëse e harron dhe nuk e merr duke qenë në këmbë, por pasi të ketë shku në ruku ose pas saj, namazi në këtë rast nuk pranohet, dhe ky është mendimi i shumicës së jursitëve fetar, ngase nuk e ka plotësuar shtyllën e namazit (tekbirin fillestar).
Rasti i dytë: Hyrja në namaz me imam, pasi imami e ka përfunduar rukunë. Në këtë gjendje si duhet vepruar namaz-falësi? Në këtë rast kemi dy veprime:

Veprimi i parë: Të merret “tekbiri fillestar”, pa marrë parasysh pozitën në të cilën e ka arritur imamin, ky është mendimi i shumicës së jursitëve fetar.
Veprimi i dytë: Nëse e arrin imamin duke shkuar në sexhde, në këtë gjendje nuk kërkohet të merret tekbiri që thuhet gjatë rënies në sexhde, dhe ky është mendimi me i saktë i jursitëve fetar. Por nëse merret, namazi është në rregull, dhe nuk ka diç të keqe me këtë veprim.

Lusim Allahun të na dhurojë udhëzim tek e vërteta duke na bërë prej pasuesve të saj dhe të na largojë nga e kota.

Shkroi: Dr. Fehd el- Ammari. (Gjykatës në gjykatën e Mekës).
Përktheu: Mr. Fuad Ferati

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit