-1.1 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Lëngu dhe sekrecionet e turbullta gjatë agjërimit dhe namazit?!

Më të lexuarat

Pyetje: Pas ciklit mujor një gruas i erdhi gjakderdhje së bashku me sekrecione të verdha. Muaji i saj i tërë që ajo e ka agjëruar ka qenë në këtë mënyrë. A mjafton agjërimi i saj apo duhet ta përsërisë atë?

Përgjigje: Umm Atijeh -radijAllahu anha- ka thënë:

”Lëngun e verdhë dhe atë të turbullt që vjen pas menstruacioneve nuk e kemi llogaritur të jetë prej menstruacioneve.” Ebu Daudi (307).

Në një transmetim tjetër thuhet:

”Lëngun e verdhë dhe atë të turbullt nuk e kemi llogaritur të jetë prej menstruacioneve.” (Buhariu, 326).

Sekrecionet e verdha ose të turbullta pas ciklit nuk ndikojnë në agjërimin e saj, as nuk e ndalojnë nga namazi. Me fjalë të tjera ajo duhet të falet, të agjërojë dhe të ketë marrëdhënie me burrin e saj. Ajo është e pastër. Megjithatë, ajo nuk duhet të marrë abdes para se të ketë hyrë koha e namazit. Kur të hyjë koha e namazit, ajo e pastron organin e saj dhe çdo gjë në të cilën ka rënë gjakderdhje, i vendos organit një fashë, merr abdes dhe i falë namazet e detyrueshme dhe ato vullnetare aq sa dëshiron.

Mexhmu-ul-Fataua (19/263-264)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit