0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kur bëjmë shaka, nganjëherë diçka gënjejmë me qëllim që të qeshim? A është e lejuar kjo?

Më të lexuarat

PYETJA:

I nderuari hoxhë! Kur bëjmë shaka, nganjëherë diçka gënjejmë me qëllim që të qeshim? A është e lejuar kjo?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Mbikëqyrësit të Madhërishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…. Një gjë e këtillë nuk është e lejuar, sepse çdo gënjeshtër është e

ndaluar dhe e kemi për obligim që të largohemi prej saj. I Dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Bëhuni të sinqertë, sepse sinqeriteti çon drejt bamirësisë, ndërsa bamirësia çon në Xhenet. Njeriu do të jetë i sinqertë dhe do të anojë kah sinqeriteti, derisa të regjistrohet te Allahu si sidik (i sinqertë). Dhe ruajuni prej gënjeshtrës, sepse gënjeshtra çon në mëkat, ndërsa mëkati çon në Zjarr. Njeriu do të gënjejë dhe do të anojë drejt gënjeshtrës, derisa të regjistrohet te Allahu si ‘kedhab’ (gënjeshtar). “¹

I Dërguari (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Mjerë ai që gënjen që t’i bëjë të tjerët të qeshin, mjerë ai, mjerë ai.”² Nga kjo nënkuptojmë se e kemi obligim që të largohemi prej gënjeshtrës, pa marrë parasysh a thuhet në shaka apo kur jemi serioz. Nëse njeriu e mëson vetveten me sinqeritet dhe anon drejt tij, kështu sinqeriteti do të manifestohet në anën e tij të jashtme dhe në shpirtin e tij. Ky është qëllimi i fjalëve të Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel- lem): “Njeriu do të jetë i sinqertë dhe do të anojë kah sinqeriteti, derisa të regjistrohet te Allahu si ‘sidik’ (i sinqertë).” Të gjithë i kanë të njohur rezultatet e sinqeritetit si dhe pasojat e gënjeshtrës.

Shejh ibën Uthejmini

¹Buhariu, 6-94 dhe Muslimi, 26-27.

² Ebu Davudi, 4990; Tirmidhiu, 2315 dhe Nesaiu, Sunenul-kubra, 11126.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit