11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Koment – Marrëdhëniet Turqi-Gjermani në prapaskenën e G20-ës

Më të lexuarat

Samiti i Liderëve të G20 (20 vendeve më të zhvilluara në botë) u zhvillua nën kryesinë e radhës së Gjermanisë në datat 7-8 korrik në qytetin Hamburg.

Rëndësia e Samitit buron nga fakti se pjesëmarrësit zotërojnë ekonomitë më të mëdha të botës. Sepse këto vende, ndër të cilat bën pjesë edhe Turqia, përfaqësojnë një fuqi ekonomike prej 60 trilion dollarësh që në rang global përbën 85% të ekonomisë.

Rëndësia e Samitit të G20 është nga të qenurit një platformë e konsultimit në nivelin e lartë në çështje themelore si ekonomia që ndikon rendin ndërkombëtar, shëndeti, ambienti, lufta kundër terrorit dhe kriza e refugjatëve. Edhe pse nuk ka një kushtëzim zyrtar ndërkombëtar, vendimet e marra në samit ndikojnë tërë botën. Në mbledhjet e zhvilluara në kuadër të samitit, u shqyrtuan tema kryesore si lufta kundër terrorit, rritja globale dhe tregtia, zhvillimi i vazhdueshëm, klima dhe energjia, partneriteti me Afrikën, emigrimi dhe shëndeti.

Rëndësia e samitit nga aspekti i Turqisë buronte nga zhvillimi i tij në Gjermani. Sepse kohët e fundit marrëdhëniet politike turko-gjermane kalojnë nga një periudhë jo shumë e mirë. Por e parë nga aspekti i marrëdhënieve ekonomike vihet re një përparim i vazhdueshëm. Vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë në 10 vitet e fundit është rritur me 80% dhe i është afruar shifrës 40 miliardë dollarë. Ndërkaq synohet që ky vëllim të arrijë në 50 miliardë dollarë. Në vitin 2015, numri i turistëve gjermanë në Turqi kishte tejkaluar shifrën 5 milionë.

Por në platformën politike, jo vetëm që nuk kanë arritur në nivelin e dëshiruar por janë përballë vazhdimisht me probleme. Çështje të tilla si pritja me krahëhapur e anëtarëve të FETO-s nga ana e Gjermanisë, shpërfillja e veprimtarive të organizatës separatiste terroriste PKK në këtë vend, presioni dhe sulmet raciste ndaj disa nënshtetasve turq, qëndrimi negativ i mbajtur ndaj Turqisë në periudhën e referendumit për ndryshimet kushtetuese kanë shkaktuar shqetësime tek Turqia. Së fundmi, qasje negative e qeverisë gjermane ndaj dëshirës së presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për tu takua me qytetarët turq në Gjermani gjatë vizitës së tij në Hamburg me rastin e Samitit të G20, ka përshkallëzuar edhe më shumë tensionin aktual politik. Kurse Gjermania kritikon Turqinë në lidhje me tema të ndryshme si të drejtat e njeriut, demokracinë dhe aktivitetet e shërbimin informativ.

Por të gjitha arsyet e sipërpërmendura, ngaqë janë të lidhura përgjithësisht me çështjet e politikës së brendhshme, nuk janë arsye themelore. Po të kemi parasysh zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin shtator më Gjermani, mund të themi se disa shqetësime burojnë nga kjo gjendje. Si rrjedhojë, po të zbresim në rrënjët e problemeve politike ndërmjet këtyre dy vendeve, do të vëmë re se arsyeja thelbësore është se marrëdhëniet turko-gjermane nuk ulen në një themel të vërtetë për shkak të çështjeve që burojnë nga Gjermania.

Bashkimi Kristiandemokrat (CDU) i kancelares Angela Merkel, kur ishte opozitë në vitin 2004 deklaroi se nuk do të mbështeste anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian. Ky qëndrim nuk ndryshoi edhe kur erdhi në pozitë në vitin 2005. Me shumë mundësi, një nga arsyet më të mëdha për këtë, është se Gjermania nuk dëshiron një rival të fuqishëm si Turqia brenda Bashkimit Evropian. Një tjetër arsye themelore për këtë, janë vlerësimet e bëra nga ana e CDU-së se Turqia nuk është e përshtatshme për të qenë anëtare për shkak të diferencave të kulturës dhe civilizimit.

Krahas kësaj ekzistojnë edhe çështjet politike, gjeopolitike dhe historike. Një prej pretendimeve më të përhapura ndër këto është se Berlini e sheh Ankaranë si një pjesë të aleancës Anglo-Saksone dhe rrjedhimisht vjen mendimi se për të ekuilibruar ndikimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, del kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian. E parë nga aspekti historik, mund të shprehemi edhe për shkaqe si dëshira e Gjermanisë për ta parë Turqinë të vartur tek vetja si në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane.

Por realiteti i sotëm është shumë ndryshe. Turqia, nga aspekti politik, ekonomik dhe ushtarak, është aq e fuqishme dhe aq e ndryshuar saqë nuk mund të krahasohet me periudhat e lartpërmendura. Për shkak të fuqisë gjeopolitike dhe gjeostrategjike ndërmjet kontinenteve të Azisë, Evropës dhe Afrikës, zotëron një pozicion që mund të ndikojë ekuilibrat (ndërkombëtarë). Si rrjedhojë, Turqia është një vend që zotëron potencialin për të kontribuar në zbatimin e politikave ndikuese të Gjermanisë në këto kontinente. Për këto arsye Gjermania duhet të qaset më me pozitivitet dhe duhet të jetë më e hapur ndaj bashkëpunimit me Turqinë. TRT

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit