14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Shkrimtar me pistoletë ne brez: kush e qëlloi kryeministrin sllovak?

Më të lexuarat

Atentati ende i pashpjegueshëm që ka tronditur politikën europiane

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula i ka përshëndetur Ficon teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t’i dhënë dorën, ka hapur zjarr ndaj tij.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si roje në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij dhe ka punuar edhe në një kompani private sigurie.

Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën që ai i drejtoi kryeministrit sllovak dhe u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.

Faqja lokale Aktuality.sk kontaktoi djalin e 71-vjeçarit, i cili tha se ishte i shokuar, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë. “Unë nuk e kam absolutisht asnjë ide se çfarë po bënte babai im, çfarë po planifikonte dhe pse ndodhi e gjithë kjo,” tha ai. Kur u pyet për ndjenjat e babait ndaj Ficos, ai u përgjigj: “Unë do t’ju them këtë – ai nuk e votoi atë. Kaq mund të them”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit