14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Plani për asgjesimin e familjeve të mëdha shqiptare

Më të lexuarat

Fillimisht me anën e intrigave, diversionit, dhe metodave të tjera u eleminuan oxhaqet shqiptare (në Shqipëri dhe Kosovë), si: Bushatllinjtë, Begollajt, Rrotullët, etj, etj. Këto ishin edhe vatra të protonacionalizmit shqiptar. Më pas në mënyrë graduale u goditen familjet e njohura të çdo treve dhe qyteti.

Plani për asgjësimin e familjeve të mëdha shqiptare (filloi në shek.XIX dhe përfundoi në shek.XX)

Në dekadat e para të shek.XIX kur u krijua shteti i pavarur serb dhe ai grek, për familjet aristokrate shqiptare filloi plani për asgjësimin e tyre final. Kjo për shkak se këto familje gëzonin premisat që përveç pronave, potencialit njerëzor dhe intelektual, kredibilitetit apo influencës që ato kishin brenda dhe jasht vendit, të ktheheshin në shtylla kryesore të konsolidimit të nacionalizmit e më pas të shtetit të pavarur shqiptar. Një formulë e tillë: “Nga familjet e pasura feudale tek kombi dhe shteti.”, ishte zbatur në të gjithë Evropen dhe Ballkanin. Prandaj për Principatën Serbe dhe atë Greke, ky proces duhej goditur sa me shpejt. Fillimisht me anën e intrigave, diversionit dhe metodave të tjera u eleminuan oxhaqet shqiptare (në Shqipëri dhe Kosovë), si: Bushatllinjtë, Begollajt, Rrotullët, etj, etj. Këto ishin dhe vatra të protonacionalizmit shqiptar. Me pas në mënyrë graduale u goditen familjet e njohura të çdo treve dhe qyteti. U lobua fuqishëm që ato të shkarkoheshin nga detyrat e larta administrative që mbanin në Perandorinë Osmane.
Kështu, për pinjollët e familjes Vlora, Ferit Pashen, Syrja dhe Neshat beun, nuk u la intrigë pa u sajuar. Për këtë e ndihmoi edhe aleanca që qarqe të caktuara greke bënin me drejtues të njohur osman. Kështu, valiu i Janines, Hifzi Pasha, në bashkëpunim me këto qarqe u përpoq që duke dërguar letra në Stamboll të nxiste urrejtjen dhe më pas goditjen e familjes Vlora. Në një letër që Syrja beu i dërgoi sekretariatit të pallatit sulltanor në vititn 1893, para se të ikte nga Vlora drejt Italisë e me pas në Stamboll, për të takuar personalisht sulltanin e keqinformuar, shkruante për intrigat e klubit grek në bashkëpunim me valiun e Janines. Lufta kundër bejlerëve dhe pasanikëve shqiptar vijoi dhe nga sllavët. Madje ata më shumë luftonin influencën e këtyre të fundit se sa turqit, për të cilët ishin të bindur se një ditë do të largoheshin.
Ky projekt u finalizua përfundimisht pas 1944 nga qeveria komuniste, e cila e frymëzuar nga ndikimi sllav: burgosi, eleminoi dhe konfiskoi pasuritë e familjeve të njohura shqiptare. Reforma agrare, e cila i ndau vetëm përkohësisht tokën fshatarëve, goditi bazën ekonomiko-sociale të këtyre familjeve. Kjo reformë u zbatua, jo rastësisht pas vitit 1990 me ligjin 7501, i cili nuk lë më asnjë vend për këto familje, por i bën të gjithë fukarenj me ligj. Lufta për goditjen e këtyre familjeve vazhdon. Ndërsa në shtetin grek pinjollët e tyre deri tani vonë qeverisnin shtetin e tyre (Karamanlis, Pangallos, etj).

Dr. Hasan Bello
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit