15.5 C
Pristina
Friday, May 24, 2024

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Më të lexuarat

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka publikuar në “X” një video-deklaratë të patriarkut serb, Porfirije.

Musliu ka shkruar se Porfirije në këtë deklaratë përdor gjuhë të urrejtës dhe dezinformon rreth Kosovës.

“Gjuhë e urrejtjes nga #Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së #Kosovës, dhe e quan atë “Serbia e Vjetër”. Vendet perëndimore kanë reaguar dje për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

Në këtë deklaratë Porfirije shprehet se Kosova është djepi dhe shtëpia e tyre.

“Në Kosovë, në Serbinë e vjetër janë të gjallët dhe të vdekurit tanë”, shprehet patriarku serb.

Kujtojmë se MPJD ditë më parë refuzoi kërkesën e Patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

MPJD ka thënë se nuk do të lejohen vizita të tilla derisa “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi dhe për më tepër të mos ndalet me fushata kundër Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si në proceset integruese ashtu edhe ato të njohjes”.

E pas këtij refuzimi reaguan vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian. Në një deklaratë të përbashkët ata u shprehën se janë të shqetësuara nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar
Patrikun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe dhe shoqëruesit e tij, të hyjnë në Kosovë.

“Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili qartë specifikon të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e QUINT-it.”, thuhej në reagimin e QUINT-it dhe BE-së. /Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit