5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Dispozita e atij që gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu

Më të lexuarat

Pyetja: Njëri prej nxënësve të dijes thotë se fjala e Allahut ne Kuran “…e kush nuk gjykon me atë që zbriti Allahu, ata janë qafir (mohues)” [Maideh:44] është për qëllim kufër i qartë (i cili të nxjerr nga feja) dhe se ibn Abbasi –radiAllahu anhu- e ka kundërshtuar këtë qartësi të ajetit duke thënë:“se në ajet është për qëllim kufri që s’të nxjerr nga feja”, këto gjithashtu janë edhe fjalë të Ataut, Tavusit etj. –Allahu i mëshiroftë-, kërkojmë një sqarim?!

Përgjigjja: O vëllezërit e mi, çuditem me personin që dëshiron të thotë se: “ibn Abbasi –radiAllahu anhu- nuk e ka kuptuar e unë e kam kuptuar”. Kjo është prej injorancës dhe paragjykimit ndaj sahabëve, komentuesi i Kurani (pra ibn Abbasi) nuk e paska kuptuar e ky pyetësi e paska kuptuar?! Ibn Abbasi –radijAllahu anhuma- e ka cekur se kush gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu ndahet në dy pjesë: Ai i cili gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu dhe i jep përparësi para ligjit të Allahut dhe është i kënaqur me atë gjykim ose thotë se është i njëjtë me ligjin e Allahut…mirëpo nëse ndokush gjykon me atë që nuk e ka zbritur Allahu për shkak të ndonjë epshi apo dëshire, me pavazhdimësi dhe duke mos qenë i kënaqur me të, kjo është kufër ndër kufër (kufër i vogël që nuk të nxjerr nga feja).

AbdulAziz Al esh-Shejh
islam.mk

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit