9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hoxha burrëmadh, Mulla Sejdi Simnica, zemrën të cilit ia dobësuan shehidët e Reçakut

Më të lexuarat

15 Janar1999, data e ngjarjes së Masakrës së Reçakut është nga kohët më të zymta dhe që sdo të më hiqen kurrë nga mendja. Edhe pse ishte gjendje lufte, dhe në kompleksin tonë banesor kishte shumë banorë serb me uniformë dhe policë, ne me disa shokë të ndërtesës duke e ditë sevapin e shkuarjes në xhami nuk jemi ndale pothuajse asnjë natë nga shkuarja tek Mahalla e Muhaxherëve. Ngjitur me xhami ishte Stacioni Policor, nga i cili vinin britmat e shqiptarëve nga dhuna e milicëve serb. Krejt këtë iman, motiv dhe trimëri na e ushqente hoxha fytyrëtrim dhe hijerandë mulla Sejdi Simnica.


Mulla Sejdia kishte një personalitet të jashtzakonshëm. Kur e shihje nga larg, të rrëmbente me pamjen e tij burrnore. Shtatshkurt por i drejtë si plep. Gjoks’hedhur, me fytyrë së vërteti të herojve. Mjekër të bardhë si bora të cilën e kishte të rregulluar çdo ditë t’lume. Dhëmbë që i shkëlqenin. Vetulla të ngritura lart të cilat të ofronin siguri posa ta drejtonte shikimin. Ajo çka e bënte madhështor këtë plak fisnik dhe tejet pedant, ishte shpirti i tij rinor dhe vullneti i tij për të na ndejtë afër. Për tre vjet, asnjëherë nuk na linte vetë neve djemve ‘problematikë’ të banesave, të cilëve aq shumë na cmonte meqë ishim të vetmit nga pjesa e re urbane – atëhere – të cilët i ishim përkushtuar Fesë dhe shkonim në xhami. Ishte mbrojtësi dhe “avokati” ynë në xhami, meqë ne jo rrallë benim ‘probleme’, kurse pleqtë e xhamisë na çortonin dhe si të tillë nuk na pelqënin fort – ndoshta me shumë të drejtë. Hoxha asnjëherë të vetme jo që nuk na çortonte, por përkundrazi buzëqeshtë, kurse gjatë kohës që ne e percillnim deri te dera e shtëpisë, shfrytezonte që të na këshillonte në menyrën më të urtë për leshimet dhe halitjet që kishim bërë. Ndoshta nuk kishte dije teorike të ekzagjeruar qysh sot kanë shumë nga të diplomuarit në universitetet e mdha. Por praktikën dhe shembëlltyren e kishte pejgamberike – e cila smirret me diplomë, por me rrisk nga Zoti i Gjithësisë.
Tregohet për të që kur muezini nuk guxonte ta thirrte ezanin shkaku i kercenimit të policeve, ishte hoxha ai që e thirrte. Gjithashtu, nje herë disa police serb nga dritarja e stacionit të tyre kanë dalë dhe janë tallë me ezanin duke e kërrcënuar xhematin. Mulla Sejdia posa merr vesh, shkon drejtë e brenda në stacion dhe e kërkon komandantin e milicisë duke i thënë qe mos ta përsërisin.
E gjithë kjo ka vazhdu deri në ditën e Masakrës së Recakut. Këtë ditë hoxhe mulla Sejdi Simnica, në saf të parë, mori pjesë në namazin e xhenazeve të të masakruarve të Recakut. Mbas kthimit nga varrimi shkaku i mërzise së madhe hoxhës iu përkeqsua gjendja. Nuk shkuan pak javë, hoxha ia dorëzoi shpirtin Allahut.
Për mua është nga humbjet, që sa herë e kujtoj ende m’mbushen sytë me lot.
Mulla Sejda ka qenë shëmbëllim i një besimtari të vertetë, muslimanit të çiltër, burrit t’madh, patriotit të patrembur, urtakut t’pa shembullt dhe (inshallah) nje xhenetlie (evlijaje) që ecte mbi tokë.
Te vrarëve në Masakren e Reçakut Allahu ua dhashtë gradën e shehidëve, kurse bashkë me t’a, këtë grade ia dhashtë edhe hoxhës tonë i cili vdiq po nga dhimbja për këta shehidë.

  • Dorlir Kraja (2022)
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit