1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Çka është shirku dhe si ndahet shirku?

Më të lexuarat

Përgjigje!

Definicioni i Shirkut dhe llojet e tij:

Shirk domethënë: T’i shoqërosh Allahut dikë apo diçka në adhurim, ose t’i përshkruash dikujt tjetër pos Allahut diçka që është e veçantë dhe i takon vetëm Madhërisë së Tij.

Shirku është dy lloje: Shirku i madh, i cili të nxjerr nga feja, dhe shirku i vogël.

Lloji i parë: Shirku i madh është lutja e dikujt tjetër bashkë me Allahun, dhe kjo bën që njeriu të dalë nga feja, si për shembull: kryerja e një lloji prej llojeve të ibadetit për dikë tjetër e jo për Allahun, falja e namazit për dikë tjetër e jo për Allahun, agjërimi për dikë tjetër e jo për Allahun, apo prerja e kurbanit për dikë tjetër e jo për Allahun. Gjithashtu, prej shirkut të madh është lutja e dikujt tjetër përveç Allahut, si për shembull, kërkimi i nevojave nga i vdekuri ose lutja e atij që nuk është prezent për të ndihmuar në ato gjëra që s’ka mundësi t’i dhënë askush përveç Allahut.

Lloji i dytë: Shirku i vogël është çdo fjalë apo vepër që sheriati Islam e ka cilësuar si shirk të vogël, mirëpo nuk të nxjerr nga feja. Shembuj përfshijnë: betimi në dikë tjetër përveç Allahut, sepse i Dërguari alejhi selam ka thënë: “Kush betohet jo në Allahun ai ka bërë kufër ose shirk.” (Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu). Nuk lejohet betimi në pejgamberë, as në kryetarë, as në Qabe, as në Xhebrail, as në Mikail, sepse kjo është shirk i vogël i cili nuk të nxjerr nga feja. Prej llojeve të shirkut është edhe Riaja (syefaqësia), si për shembull: ngritja e njeriut për të falur për hir të Allahut, mirëpo fillon dhe e zbukuron namazin e tij sepse e di se dikush është duke e shikuar dhe e zbukuron namazin për shkak që ta shohin njerëzit. Ky ka bërë shirk të vogël, sepse kryerja e ibadetit është për Allahun, mirëpo ky e ka shti syefaqësinë për ta parë njerëzit, ose shpenzon pasuri në rrugën e Allahut që të afrohet tek Allahu, mirëpo nëse e jep për ta lavdëruar njerëzit, atëherë ka bërë shirk të vogël. Allahu na ruajt.

Llojet e shirkut të madh dhe të vogël janë të shumta dhe njeriu duhet të kujdeset gjatë gjithë jetës së tij që të ruhet nga shirku i madh dhe i vogël, sepse shirku është shkak për t’u prishur dhe asgjësuar veprat tua dhe nëse vdes me shirk të madh, përfundon përgjithmonë në zjarr, nëse vdes pa u penduar.


Shejh Uthejmini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit