20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Cili është gjykimi nëse gruaja pastrohet (nga cikli menstrual) pas drekës. A i lejohet të agjërojë pjesën tjetër të ditës apo jo?

Më të lexuarat

Cili është gjykimi nëse gruaja pastrohet (nga cikli menstrual) pas drekës.
A i lejohet të agjërojë pjesën tjetër të ditës apo jo?

Përgjigjja:
Falenderimi i takon Allahut

Së pari:

Gratë gjatë periudhës menstruale dhe gratë pas lindjes(lehonë) nuk lejohen të agjërojnë sipas mendimit të të gjithë dijetarëve.
“الموسوعة الفقهية” (18/318)

Fukahat u pajtuan unanimisht në ndalimin e agjërimit të gruas gjatë menstruacioneve, qoftë ai farz apo të nafile, duke e argumentuar se Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, tha në hadithin e Ebu Saidit: ““A nuk është e vërtetë që ju nuk faleni dhe nuk agjëroni kur t’iu vijnë menstruacionet?” Ato thanë: “E vërtetë.” Buhari (303).
Nëse gruaja sheh gjakë gjatë ditës, agjërimi i saj është i pavlefshëm, Ibn Xherir,Neveviju dhe të tjerët janë në ujdi për këtë.

Gjithashtu janë në konsensus që Ramazani duhet të kompensohet, nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, tha: Kur kishim periudhat menstruale gjatë kohës së të dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), urdhëroheshim të bëjmë kaza agjërimin ndryshe nga namazi.” Buhari(321) dhe Muslim (335).
Tirmidhiu, Ibn Mundhir, Ibn Xherir, dhe të tjerët trasmetuan konsensusin për këtë.

Me këtë bëhet e qartë se nuk është i vlefshëm agjërimi ditën kur gruaja bëhet e pastër, mirëpo ajo duhet të kompensoj këtë ditë pas Ramazanit.

Dijetarët ndryshuan në atë: A duhet që ajo të ndaloj nga ushqimi dhe pija në pjesën tjetër të ditës së saj, në respekt për muajin e shenjtë, apo jo? Ekzistojnë dy mendime të dijetarëve, më e sakta e të cilave; se nuk është e detyrueshme për t’u ndaluar nga pija apo ushqimi. Kjo është ajo që dhe Shejh Ibn Uthejmin, Zoti e mëshiroftë, e zgjodhi në esh-Sharh El-Mumti ‘(6/344)

Së fundi:
Konsensusi i juristëve është që nëse gjaku i menstruacioneve ndërpritet pas agimit, atëherë nuk lejohet që ajo të agjërojë atë ditë dhe ajo duhet ta kompensojë atë.

Zoti e di më së mirë.
Islamqa.info

Nga arabishtja:
MajlindaRexhepi-Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit