20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

Cilët janë themelet e Akides (besimit) dhe gjërave të tjera tek Ehli Sunneh uel Xhema ‘a (pasuesit e sunnetit)?

Më të lexuarat

Cilët janë themelet e Akides (besimit) dhe gjërave të tjera tek Ehli Sunneh uel Xhema ‘a (pasuesit e sunnetit)?

Përgjigje: Tek Ehli Sunneti, burimi i akides (besim) dhe i çështjeve të tjera fetare, është kapja e plotë në Librin e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe Sunnetin e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, si dhe pasimi i katër halifëve të drejtë, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Thuaj: nëse ju e doni All-llahun, atëherë me pasoni mua dhe do t’ju dojë All-llahu…”. (Ali Imran 31). Po ashtu thotë: “Kush e respekton të dërguarin ai e ka respektuar All-llahun, e ai që e kthen shpinen. Ne nuk të kemi dërguar si rojtar i tyre”. (en-Nisa 80).

Siç edhe ka thotë: “Atë që ju jep i dërguari, merreni, e prej asaj që ju ndalon, largohuni”. (el-Hashër 7). Edhe pse qëllimi në këtë ajet është për ndarjen e pasurisë, respektimi i urdhërave të Resulull-llahut në çështjet fetare është në rend të parë.

Po ashtu Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në hutben e xhumasë, u thonte njerëzve: “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, punët më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje (dalalet) dhe çdo humbje të çon në zjarr (Muslimi); si dhe ka thënë: “Përmbajuni sunnetit tim e pas meje sunnetit të halifëve të drejte, kapuni per ata dhe shtrëngohuni me dhëmballë, keni kujdes nga veprat e shpikura sepse çdo e shpikje është bidat dhe çdo bidat është bumbje. (Ebu Davudi)

Argumentet për këtë janë të shumta, e rruga e Ehli Sunnetit është kapja e fortë për librin e All-llahut, Sunnetin e të dërguarit dhe sunnetin e halifeve të drejtëe pas tij. sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Ehli Sunneti e praktikojnë fenë dhe nuk bëjnë ndarje në të, duke e respektuar urdhërin e All-llahut, subhanehu ve teala, ku thotë: “Ai u percakton juve për fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallem ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain, praktikoni fenë dhe mos bëni ndarje në të…. (esh-Shura 13).

Tek Ehli Sunneti edhe nëse ndodh ndonjë kundërshtim për çështje ku mund të ketë kundërshtime, ky kundërshtim nuk bëhet shkak për përçarjen e zemrave të tyre, përkundrazi i sheh ata se si janë të bashkuar dhe të dashur mes vete, edhe pse mes vete kanë kësi kundërshtimesh *

Burimi: “Kushtet e fesë”
Shejh Uthejmini

*Ka për qëllim kundërshtimin, i cili bëhet pas një hulumtimi të thellë në argumente prej Kur’anit dhe Sunetit(sh.p)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit