3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Cilat janë tri etapat nëpër të cilat kalon njeriu?!

Më të lexuarat

Etapat nëpër të cilat kalon njeriu janë tre:

E para: Jeta kalimtare e kësaj bote.

– Kjo fazë konsiderohet si faza më e shkurtër në kohë. Njeriu mund të jetojë në këtë botë shtatëdhjetë vjet, më pak apo pak më shumë….
Kjo botë është vendbanim në të cilën Allahu na ka urdhëruar që të punojmë në bindje ndaj Tij, në mënyrë që të marrim shpërblimin në botën tjetër.
Kushdo që nuk i bindet Zotit në këtë botë do të ndëshkohet në botën tjetër.

Argument për këtë etapë është fjala e Allahut të lartësuar:
” الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ”
“Ndërsa jeta e kësaj botë është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Al-Imran, 185)

E dyta: Jeta e ndërmjetme (jeta e varrit).
– Faza e varrit, ose e berzahut është faza e ndërmjetme mes kësaj bote dhe botës tjetër. Është vendqëndrimi i parë në botën tjetër.
Kjo është një fazë në të cilën nuk ka punë, por është faza e llogaritjes së asaj që ka bërë njeriu në këtë botë dhe është si një prezantim i asaj që do të ndodhë në jetën e përtejme.
Qëndrimi në varr do të jetë derisa të bëhet kijameti, deri në ringjallje, e këtë vetëm Allahu e di se sa do të zgjasë ky qëndrim, sepse kohën e kijametit nuk e di askush, përveç Allahut të Madhëruar.

Për këtë fazë kemi argument fjalën e Allahut të Madhëruar:
وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَىٰ يَوْمِ يُبْعَثُونَ “
“Prapa (vdekjes së) tyre do të ketë një (kohë) ndarëse, deri në ditën kur do të ringjallen.” (El-Mu’minun, 100)

E treta: Vendqëndrimi i përhershëm (ose në Xhenet ose në Zjarr)
– Kjo fazë është e përhershme, në të ka llogari për atë që njeriu ka bërë në dynja, nëse ka mbjellë të mirën do të korrë të mirën e nëse ka mbjellë të keqen do të korrë të keqen.

Argumenti për këtë etapë është thënia e Allahut të Madhëruar:
“يَا قَوْمِ إِنَّمَا هَٰذِهِ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا مَتَاعٌ وَإِنَّ الْآخِرَةَ هِيَ دَارُ الْقَرَارِ”
O populli im, në të vërtetë jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndërsa jeta tjetër është shtëpi e përhershme.” (Gafir, 39)

/Mesofenetende

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit