22.5 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Veprat e banorëve të Xhenetit

Më të lexuarat

Prej veprave të banorëve të Xhenetit është; Besimi në Allahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Botën tjetër, besimi në caktimin (kaderin) e Allahut dhe se e mira dhe e keqja janë nga Allahu, besimi në dy dëshmitë: dëshmia se nuk ka Zot tjetër që e meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i rob dhe i Dërguari i Allahut, falja e pesë kohëve të namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit, haxhi në shtëpinë e Allahut, adhurimi i Allahut ashtu sikur e sheh, edhe nëse nuk e sheh, Ai të sheh ty.
Prej veprave të banorëve të Xhenetit është: thënia e së vërtetës, përmbushja e amaneteve, përmbushja e besëlidhjeve, respektimi i prindërve, ruajtja e lidhjeve farefisnore, bamirësia ndaj fqinjit, jetimit, të varfërit, kafshëve e tjerë. 
Prej veprave të banorëve të Xhenetit është: sinqeriteti në fenë e Allahut, mbështetja tek Allahu dhe dashuria për Të dhe të Dërguarin e Tij, frika ndaj Allahut, shpresa në Të dhe në mëshirën e Tij, kthimi tek Ai, durimi ndaj caktimeve të Tij dhe falënderimi për mirësitë e Tij.
Prej veprave të banorëve të Xhenetit është: leximi i Kuranit, përmendja e Allahut, lutja e Tij, kërkimi prej Tij, të afruarit tek Ai.
Prej veprave të banorëve të Xhenetit është: urdhërimi për të mirë, ndalimi nga e keqja dhe lufta (xhihadi) për hir të Allahut ndaj jobesimtarëve dhe hipokritëve.
Prej veprave të banorëve të Xhenetit është: mbajtja e lidhjeve me ata që i ndërpresin lidhjet me ju, t’u jepni atyre që ju privojnë dhe t’i falni ata që ju kanë bërë padrejtësi. Allahu e ka përgatitur Xhenetin për të devotshmit, të cilët japin në kohë të mira dhe në të këqija, të cilët e frenojnë zemërimin dhe që i falin njerëzit, e Allahu i do ata që bëjnë vepra të mira.
Prej veprave të banorëve të Xhenetit është: drejtësia në të gjitha çështjet dhe mbi të gjithë krijesat, madje edhe me jobesimtarët, dhe shumë e shumë vepra të tjera.

/Hoxhë Hariz Allkoçi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit