10.7 C
Pristina
Thursday, January 9, 2025

Cilat janë metodat për t’i kthyer myslimanët tek falja e rregullt e namazit?

Më të lexuarat

Pyetje: “Sot shumë prej njerëzve tregohen të shkujdesur ndaj namazit. Sipas mendimit tuaj, cilat janë shkaqet për këtë, dhe cilat janë metodat për t’i kthyer myslimanët tek falja e rregullt e namazit?

Pergjigja: Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): “Shkaqet janë të shumta. Prej shkaqeve kryesore dhe më të rrezikshme është shkuarja pas epsheve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar tregoi se braktisja e namazit vjen si rezultat i ndjekjes së epsheve, duke i përmendur së bashku:
“Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh, përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë.” (Merjem, 59-60)
Prej shkaqeve tjera është edhe padija e njerëzve lidhur me realitetin e namazit dhe rëndësinë e tij. Gjithashtu edhe padija e tyre lidhur me dobitë e tij, shpërblimin për të dhe me pozitën e lartë që namazi e ka tek Allahu i Madhërishëm; si dhe shkaqe tjera të kësaj natyre, të cilat me patjetër kanë bërë që shumë njerëz të tregohen të shkujdesur ndaj tij.
Po ashtu, prej shkaqeve të shkujdesjes ndaj namazit është edhe se shumë prej atyre që falen – Allahu na faltë neve dhe ata – namazin e kanë bërë rutinë, domethënë vetëm si vepër të gjymtyrëve, e jo të zemrës. Tek ta gati nuk gjen përulje, nënshtrim e thyerje para Allahut; po ashtu ata nuk e sjellin ndërmend se çfarë janë duke thënë e duke vepruar gjatë namazit. Për këto arsye, ata dalin prej namazit pa përfituar ndonjë dobi prej tij; zemrat e tyre nuk ndriçohen, besimi i tyre nuk rritet dhe nuk përmbahen nga veprat e ndyta e të këqija. Të gjitha këto për shkak se ata e falin namazin vetëm me lëvizje të trupit, pa shpirt në të.
Sikur ata t’ia jepnin namazit atë që e meriton, si përulja, prania e zemrës, kthimi me pendesë tek Allahu dhe ndjesia e njeriut se është duke qëndruar para Zotit të vet, atëherë ata do ta donin namazin, nuk do t’iu dukej fare i rëndë dhe do të përmalloheshin për të. Për këtë arsye Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Prehja e syve të mi (shpirtit tim) është vendosur në namaz.”
(“Nurun ala Ed-Derb”, 8/2)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit