8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Çfarë rëndësie ka ruajtja e amaneteve sipas Islamit?

Më të lexuarat

Amanete quhen: porositë që jepen për t’u kryer, premtimet e dhëna për t’u mbajtur, sendet që janë lënë për t’u ruajtur, besnikëria në marrëdhënie me të tjerët, vërtetësia në fjalë, etj.
Çdokush në këtë botë është i detyruar: ose të japë amanete, ose të marrë përsipër amanete, ose të dyja bashkë, sepse i tillë është njeriu. Allahu i Madhëruar e ka krijuar atë të dobët e me nevoja dhe për pasojë nuk mund të ketë pavarësi nga të tjerët.

Ruajtja e amaneteve është moral i lartë të cilin e do Allahu i Madhëruar dhe është vlerësuar shumë nga ana e profetëve.
Allahu i Madhëruar në Kuran thotë:
“Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!”.
Sure En-Nisa: 58.

Nëse njerëzit nuk tregohen besnikë në marrëdhëniet mes tyre, atëherë jeta e tyre në këtë botë bëhet e vështirë dhe prandaj mosruajtja e amanetit ka pasoja të rënda.
Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë:
“Nuk ka besim ai i cili nuk e ruan amanetin dhe nuk ka fe ai i cili nuk e mban besën.”
(E transmeton Imam Ahmedi dhe e saktëson Shejh Albani)

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit