-1.4 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Çfarë i ndalohet gruas me menstruacione dhe lehonë?

Më të lexuarat

Pyetje: Cilat janë gjërat që ndalohen nga veprimi i tyre gruaja me menstruacione dhe ajo lehonë?

Përgjigje nga Adelina Kuçana:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin kbi të Dërguain e Tij.

Gruaja me menstruacione ose lehonë ndalohet (dmth e ka haram) nga:

1-namazi,
2-agjërimi

Dhe kanë ardhur argumente të sakta dhe të qarta në sunetin e Profetit – alejhi selam- që dëshmojnë ndalimin e gruas me menstruacione nga namazi dhe agjërimi, ndër to hadithi i Profetit – alejhi selam-:

(أليس إذا حاضت لم تصل ولم تصم، قلن: بلى، قال: فذلك من نقصان دينها)
“A nuk është fakt se, kur gruaja është me zakonet e saj, as nuk mund të falet dhe as nuk mund të agjërojë?” (Ato e pohuan këtë) duke thënë: “Po, pa dyshim.” Ai u tha: “Kjo pra është mangësia e saj në fe.” [Mutefekun alejhi]

3- tauafi

Dëshmon për këtë hadithi i Aishes -radiAllahu anha- e cila tregon:
“U nisëm për udhëtim me qëllimin e vetëm për të kryer Haxhin, por, kur arritëm në Sarif (vend rreth 11 km nga Meka), më erdhën ditët e mia. Kur hyri tek unë i Dërguari i Allahut a.sv ndërsa unë po qaja, më tha: “Ç’ke kështu? A u sëmure?” Iu përgjigja: “Po”. Ai (a.s.) më tha: “Kjo është një gjë të cilën e ka caktuar Allahu për bijat e Ademit. Kështu pra, bëj të gjitha veprimet që bën çdo haxlii tjetër, veçse nuk do të bësh tavaf (rrotullim rreth Qabesë).” [Buhariu]

4- marrdhëniet intime.

Argument për këtë është Fjala e Alahut:

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْمَحِيضِ قُلْ هُوَ أَذًى فَاعْتَزِلُوا النِّسَاءَ فِي الْمَحِيضِ وَلَا تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّى يَطْهُرْنَ
“Të pyesin ty për të menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen” [Bekare: 222]

• Dhe nuk lejohet burrit të saj ta divorcojë duke qënë në kohën e menstruacioneve.

• Ndërkohë që i lejohet asaj hyrja dhe qëndrimi ne xhami, prekja e mus’hafit (Kuranit), leximi i Kuranit…etj. Dhe nuk ndalohet nga asgjë përveç se me argument të saktë.

@AdelinaKucana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit