0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çfarë duhet të bëjnë muslimanët gjatë fhjetë ditëve të muajit Dhul-Hixhxheh?

Më të lexuarat

Dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes janë ndër periudhat më të rëndësishme të nënshtrimit dhe bindjes ndaj Zotit të Madhëruar, të cilat Ai i ka preferuar mbi të gjitha ditët e tjera të vitit.

Muslimani duhet t’i fillojë këto dhjetë ditë me një pendim të sinqertë tek Zoti i Madhëruar.

Veprat më të mira dhe më me shpërblim tek Allahu i Lartësuar gjatë këtyre dhjetë ditëve janë:

  1. Agjërimi i gjithë ditëve ose disa ditë, veçanërisht dita e Arafatit, për ata që nuk janë në Haxh.
  2. Dhënia e sadakasë për njerëz të varfër e nevojtar.
  3. Falja, tolerimi dhe pajtimi me ata njerëz që mund të jetë i hidhëruar.
  4. Përmendja (dhikri) e Allahut në këto ditë, sidomos tekbiret, në çdo kohë deri ditën e Bajramit. Në ditët e Kurban Bajramit, tekbiret bëhen vetëm pas namazeve farze.
  5. Për ata që kanë bërë nijetin e Haxhit, realizimi i Haxhit dhe Umres në këto ditë, që është vepra më e madhe dhe shpërblimi i saj është Xhenneti.
  6. Leximi i Kur’anit dhe studimi i tij, si dhe marrja e dijes.
  7. Therja e kurbanit (flijimi) për hir të Allahut, si shenjë devotshmërie ndaj Tij, e cila bëhet prej ditës së parë të Bajramit dhe është adhurimi më i mirë që bën besimtari në ditën e Bajramit.

Transmetohet nga Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, nga Pejgamberi, paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë:
“Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura te Zoti se këto ditë, domethënë dhjetë ditët e Dhul-Hixhxhes.”
Ata thanë, “O i Dërguari i Zotit, as xhihadi për hir të Zotit nuk është më i mirë?”
Ai, s.a.s, tha: “Përveç atij që del në xhihad me veten e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.”

Transmeton: Imam Buhariu.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit