-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Çfarë do të ndodhë me ata njerëz që thonë se janë të krishterë ose hebrenj, por besojnë në Teuhid, në Ditën e Gjykimit (Kijametit)?

Më të lexuarat

Përgjigjja: Sa i përket të krishterëve dhe hebrenjve që sot janë në Teuhid, por nuk e kanë besuar Muhammedin alejhis-selam, ata do të hyjnë në xhehenem. Secili njeri ka për obligim të besojë në Muhammedin alejhis-selam, dhe kush nuk e beson atë është pabesimtar, duke merituar xhehenemin.

Muhammedi alejhis-selam ka ardhur që të vërtetojë dhe sundojë fetë e mëparshme, siç thuhet në suren Ali Imran:
“Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që është vërtetues i librave të mëparshëm. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin…”. (Ali Imran: 2-3).

Po ashtu, Allahu thotë:
“O ju që besuat, besoni Allahun, të dërguarin e Tij, dhe librin që ia shpalli të dërguarit të Tij…”. (En-Nisa: 136).

Por nëse kanë jetuar para ardhjes së Muhammedit alejhis-selam, ata do të shpërblehen me xhenet. Pejgamberi alejhis-selam tregoi se një i krishterë i devotshëm, i cili më pas pranoi Islamin, shpërblehet dy herë, siç përmendet në Sahihul-Buhari.

Bekir Halimi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit