3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Asgjë mbarë nuk po më shkon, studimet i kam mbaru, jam vajzë e zgjuar, por sa nisi një punë më mbet në gjysmë?

Më të lexuarat

Pyetja: Asgjë mbarë nuk po më shkon, studimet i kam mbaru, jam vajzë e zgjuar, por sa nisi një punë më mbet në gjysmë?

Përgjigjja:  Falënderimi i takon Allahut

Besimtarit nuk i përket të jetojë pesimist, pa shpresë dhe të ketë gjithnjë vlerësime negative për çdo gjë.

Andaj fjalët: “Kurgja mbarë nuk po më shkon”, nuk duhet të zënë vend në fjalorin e besimtarit, e aq më pak ai të ndërtojë një bindje të tillë.

A harrove se Allahu ta mundësoi me e fal namazin? A pak të duket kjo? A ka punë ma të mbarë, a ka punë ma të mirë se me qenë i udhëzuar? A nuk të shkon mendja me thënë : përderisa Allahu ma lehtësoi udhëzimin, faljen e namazit, e vlera të tjera, Ai më do mua, sepse këta artikuj kanë vlerë të madhe te Allahu dhe Ai nuk ia jep atij që nuk e do. E kur ta ndiesh se je afër Allahut, dhe se Ai të do, a ka vend për të menduar se nuk të shkojnë punët mbarë? Përderisa me ty është Ai, në dorën e të Cilit është gjithçka, dhe pa vullnetin e Tij nuk lëvizë asgjë.

Kështu që, thuaj elhamduliah për udhëzimin, unë jam në të mbara dhe lute Allahun të të forcojë në të.

Pastaj Allahu ta mundësoi të arsimohesh e të arrish dije, e cila është vlerësuar tejet lartë nga Allahu. A nuk e sheh sa mbarë të shkojnë punët?

Nëse kemi dëshira që na vonohet plotësimi i tyre, atëherë dije se për to vendos Allahu, dhe Ai nuk vendos ndryshe vetëm se ajo që është e dobishme për besimtarin. Bindu se plotësimi i tyre do të ndodh në kohën dhe vendin më të duhur për ty.

Kështu që, punët shumë mbarë të shkojnë, por të të shkojnë edhe më mbarë, falënderoje Allahun për këto dhe lute për më shumë.

Allahu ju begatoftë me të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër!

/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit