1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Abu Dhabi, një strehë e re për miliarderët

Më të lexuarat

Në zonën e lirë ekonomike të qytetit të Abu Dhabit aktualisht janë të regjistruara më shumë se 5000 kompani private, ndërsa në vitin 2016 aty janë regjistruar vetëm 16 kompani të tilla, sipas hulumtimit.

Abu Dhabi është tërheqës për sipërmarrësit për shkak të garancisë së mbrojtjes së aseteve nga juridiksionet e huaja dhe mundësisë për të shmangur taksimin e dyfishtë bazuar në ligjin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një alternativë e sigurt

Investitorët e mëdhenj mund të marrin gjithashtu leje qëndrimi afatgjatë ose nënshtetësi Emiratet.

Sam Blatteis, shefi ekzekutiv i Mena Catalysts, i cili këshillon firmat në Gjirin Persik, tha se Abu Dhabi ishte një alternativë e sigurt për Ishujt Virgjër Britanikë dhe Ishujt Kajman më pak të parashikueshëm.

Abu Dhabi nuk vendos një kufi minimal të kapitalit aksionar, nuk ka kufizime në lidhje me kombësinë e aksionarëve dhe transferimi i aksioneve është i lehtë, tha Blatteis. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit