10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Delikatesa gjeopolitike e Europës: qëndrimi para një samiti të BE-së

Më të lexuarat

Tajani kërkon që të nisin negociatat me Ukrainën dhe vendet e Ballkanit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani tha se vendi i tij po avokon që samiti i kësaj jave i Bashkimit Evropian të japë dritën jeshile për fillimin e negociatave me Ukrainën për anëtarësim në bllok dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të shteteve ballkanike.

“Ne shprehëm një opinion pozitiv për fillimin e negociatave me Ukrainën për anëtarësim në BE”, tha ai në margjinat e Këshillit të BE-së për Punët e Jashtme.

“Ne vumë në dukje vendimin e Kievit për të miratuar ligje të reja për pakicën e tij hungareze, diçka për të cilën kam kërkuar që kur isha president i Parlamentit Evropian.”

“Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë që të punohet në përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkani”, shtoi Tajani.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba paralajmëroi më parë për “pasoja shkatërruese” në rast të dështimit të vendit të tij për të hapur negociatat e pranimit me BE.

“Nuk mund ta imagjinoj, as nuk dua të flas për pasojat shkatërruese që do të rezultojnë nëse Këshilli Evropian i 27-ve nuk e merr atë vendim”, tha Kuleba, duke e quajtur atë “nëna e të gjitha vendimeve”.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit të vitit të kaluar, Brukseli zyrtar intensifikoi përpjekjet për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e vlerësuar atë si një investim për të ardhmen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Evropës, por e bëri duke mos hequr orë nga reformat që duhet të përmbushin vendet individuale përpara se të bëhen pjesë e tij. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit