2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A prishet agjërimi kur vjell me qëllim?

Më të lexuarat

بسم الله الرحمن الرحيم

Pyetje: A prishet agjërimi kur vjell me qëllim? Po nëse të vjellurit vjen vetë dhe nuk e parandalon dot?

Përgjigje: Nëse agjëruesi e provokon vetë të vjellurit dhe me qëllim arrin të vjellë cfarë ka në stomak atij i prishet agjërimi. Ndërsa të përzierat që shkaktohen nga shkaqe të ndryshme dhe shkojnë deri aty sa është gati për të vjellur apo ndoshta arrin të vjellë pa dëshirën e tij nuk ia prish agjërimin, por duhet të ketë kujdes që ajo që del nga goja nuk duhet ta kthejë më brenda. Për këtë cështje Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Ai që nuk e mban dot të vjellurën dhe vjell nuk e ka detyrë ta zëvendësojë atë ditë, kurse ai që vjell me qëllim duhet ta zëvendësojë atë ditë me agjërim kaza.” Transmetuan Ebu Davudi nr 2380, Tirmidhiu nr 720 dhe Ibn Maxheh nr 1676.

Imam Tirmidhiu menjëherë pas transmetimit pasi e klasifikon hadithin të mirë (hasen) thotë: “Me kuptimin e këtij hadithi kanë punuar dijetarët e mëparshëm.”

Kurse imam el-Khattabi në librin e tij “Mealim essunen” 2/112 në shpjegim të hadithit thotë: “Nuk di të ketë mospërputhje mendimesh mbi këtë cështje te dijetarët e hershëm të cilët besojnë se ai që vjell pa dëshirë nuk e ka prishur agjërimin, ndërsa ai që vjell me qëllim duhet ta zëvendësojë atë ditë më pas.”

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit