9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

U inaugurua programi për shpërndarjen e hurmave dhe iftareve i Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Prishtinë, më 15 mars 2024

Sot, në ambientet e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, me një atmosferë vëllazërore, u inaugurua programi për shpërndarjen e hurmave dhe të iftareve i Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në këtë eveniment morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, z. Feisal Hefzi, hoxhallarë dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Myftiu Tërnava, përmendi hadithin e Pejgamberit a.s., i cili ka thënë se, nuk e ka falënderuar Allahun ai i cili nuk i ka falënderuar njerëzit, andaj, përmes ambasadorit, falënderoj mbretin e Arabisë Saudite dhe princin e kurorës për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë për Kosovën në përgjithësi, por edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës në veçanti. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e deritanishëm që kanë pasur me shtetin e Arabisë, duke shpresuar kështu që edhe projektet e së ardhmes të implementohen. Në fund të fjalës së tij, ai edhe njëherë shprehu mirënjohjen e thellë të tij dhe të institucionit që ai drejton për përkrahjen e vazhdueshme.

Ndërkaq në fjalën e tij, ambasadori z. Hefzi, tha se ne jemi në një organizim, i cili parasheh që të jemi pranë popujve që ne i kemi miq, andaj kësaj radhe, ne në Kosovë, jemi me dy programe, atë të shpërndarjes së hurmave dhe të iftareve. Falënderojmë me këtë rast Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mikpritjen që na e bën çdoherë.

Në fund të kësaj ceremonie, për të pranishmit u shtrua iftari i pari i këtij projekti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit