0.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

A ndryshon gusli për ditën e xhumasë nga gusli prej xhunubllëkut?

Më të lexuarat

Pyetja: A ndryshon gusli për ditën e xhumasë nga gusli prej xhunubllëkut?

Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Gusli nënkupton pastrimin e tërë trupit.
Gusli për shkak të xhunubllëkut është i obliguar (vaxhib) dhe bëhet pas ejakulimit, mardhënieve intime, sikurse këtyre situatave i bashkangjitet edhe përfundimi i ciklit menstrual dhe periudha e lehonisë te gratë.

Gusli për ditën e xhumasë, është pastrimi i tërë trupit për shkak të ditës së xhuma, apo për shkak të namazit të xhumasë, për dispozitën e të cilit dijetarët dhanë dy mendime: Se ai është i obliguar (vaxhib) dhe mendimi i dytë se ai është sunet i fortë, por jo i obliguar. Ky i dyti është mendimi më i argumentuar dhe njëherit me të funksionalizohen të gjitha argumentet që flasin në lidhje me guslin e ditës së xhumasë.
Për nga forma, gusli i xhumasë dhe gusli nga xhunubllëku nuk dallojnë. Ndërsa gusli, në përgjithësi ka dy forma të plotfuqishme: Forma mjaftuese dhe ajo e kompletuar sipas sunetit profetik.

Forma mjaftuese realizohet me pastrimin e çdo pjese të trupit, duke bërë nijet paraprakisht se pastrohemi për gusël.

Ndërsa forma sipas sunetit është përshkruar në hadithet që transmetohen nga gratë e të Dërguarit ﷺ; Aishja dhe Mejmuneja (Allahu qoftë i kënaqur me to), ku i Dërguari ﷺ, gjatë guslit vepronte si në vijim:
(Pasi që bënte nijetin), pastronte duart tri herë.
Me dorën e majtë i pastronte pjesët intime.
Merrte abdes sikurse abdesi i rëndomtë, vetëm se këmbët nuk i pastronte.
I hedhte ujë kokës tri herë dhe i fërkonte rrënjët e flokëve me gishtërinj.
Pastronte tërë trupin; një herë pastronte pjesën e djathtë, pastaj të majtën.
Largohej pak nga vendi ku binte uji dhe pastronte këmbët.
Dhe në fund fshihej me peshqir.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit