4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A mundet jomyslimani ta falë namazin?

Më të lexuarat

Pyetësi: A mundet jomyslimani ta falë namazin?

Dr. Naik: Nëse vërtet dëshiron të marrë pjesë në faljen e namazit, ai duhet të besojë në Allahun. Nëse ai është jomysliman që ka ndërmend që ta pranojë islamin, ehlen ve sehlen/mirë se vjen! Namazi do të pranohet nëse kryhet me përulje dhe me qetësi, duke besuar në Allahun. Mirëpo, nëse thotë: “Unë nuk besoj në Allahun. Vetëm dua të veproj njëjtë sikurse ju.” – namazi i tij do të jetë gjimnastikë e thjeshtë. Pa iman, namazi është i pavlefshëm. Kujt i lutet ai?

“Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken…” (El-Maunë, 4-6)

“Kur ata ngrihen për namaz, ngrihen me përtesë, vetëm sa për t’u dukur para botës dhe Allahun e përmendin fare pak.” (En-Nisa, 142)

Dr. Zakir Naik

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit