3.3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Ftesë nga Berati për Xhaminë e Kuqe të Kalasë

Më të lexuarat

Një monument që duhet vizituar(por që më parë duhet rindërtuar)

DRTK Berat, përmes një fotoje, sjell në vëmendje një prej objekteve më të veçantë, të trashëgimisë kulturore, që gjenden në Kalanë e Beratit. “Çdo rrugicë në Kalanë e Beratit na drejton në një monument për t’u vizituar. Një prej tyre, rrënoja e Xhamisë së Kuqe”, shkruan DRTK Berat, në rrjetet sociale.

Në ditët e sotme Xhamia e Kuqe ruhet në formë rrënoje pranë rrethimit jugor të kalasë së Beratit. Muret janë shembur e vetëm pak kanë mbetur mbi tokë, ndërsa minarja qëndron ende në këmbë nga teknika më e fortifikuar e ndërtimit dhe materiali i punimit të saj është në ngjyrë të kuqe nga ka marrë edhe emrin.

Minarja ruhet më tepër dhe i shton vlerat këtij monumenti, ajo është e ndërtuar me teknikën e klausonazhit dy rreshta horizontale tullash e dy vertikale me fuga të përpunuara pastër. Nga kazani ruhet vetëm një pjesë e fundit të tij me tulla të vendosura në formë dhëmbëshare.

Xhamia e Kuqe mendohet se është një nga të parat xhami që u ndërtuan në Shqipëri. Për identifikimin dhe datimin e këtij objekti ka ndihmuar në radhë të parë përshkrimi i Evlija Çelebiut, gjatë vizitës së tij të dytë në Berat, më 1671.

Sipas tij, në kalanë e Beratit ai ka parë dy faltore islame. Në kalanë e qytetit janë rrënojat e dy xhamive të quajtura njëra “e kuqe”, mesa duket prej përdorimit me shumicë në muret e saj të tullave me të njëjtën ngjyrë dhe tjetra “e bardhë”, e ndërtuar krejt me gurë të gdhendur gëlqerorë. /atsh/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit