3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A mund t’i falim vetëm tre namazet në ditë

Më të lexuarat

Pyetje: Ju thatë se muslimanët duhet t’i falin pesë namazet ditore, dhe se ky urdhër është dhënë në Miraxh. Mirëpo, disa i falin vetëm tre namaze në ditë. A mund të veprohet kështu?

Përgjigje: Sipas Kur’anit, pesë namazet ditore janë obligim i  detyrueshëm. Ajetet në të cilat përmendet ky urdhër janë: Hud, 114; EI-Isra, 78; Ta Ha, 130 dhe Er-Rumë, 17-18. Vetëm në disa raste lejohet  shkurtimi i namazeve dhe bashkimi i tyre, siç thuhet në ajetin 101 të sures  En-Nisa. Drekën, iqindinë dhe jacinë mund ta shkurtoni në dy reqate, mund ta bashkoni drekën dhe iqindinë, akshamin dhe jacinë. Kur e bëni këtë, del se ju faleni tre herë në ditë. Kjo vlen për udhëtarin.
Buhariu e përmend transmetimin se një ditë kishte rënë shi shumë  i madh dhe njerëzit nuk kishin mundur të shkojnë në namazin e akshamit. Ata kishin shkuar në namazin e jacisë. Atëherë, i Dërguari i Allahut sallallahu alejhi ue sel-lem i bashkoi ato namaze. Pra, në rastin e të reshurave të mëdha, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue sel-lem ka lejuar bashkimin e namazeve. E di se ka njerëz që thonë: “Duhet të arrij në punë dhe do ta bashkoj drekën dhe iqindinë.” Dikush duke blerë i kalon disa orë dhe e bashkon drekën dhe iqindinë. Kjo është e ndaluar. Lehtësimi vlen vetëm gjatë udhëtimit dhe të reshurave. Në kushte normale, të gjithë duhet t’i falin pesë namazet ditore.

Dr. Zakir Naik

*Shkëputur nga libri Islami në qendër të vëmendjes, fq, 62

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit