5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A llogaritet mos higjiena e burrit arsye për të mos iu bindur në shtrat atij?!

Më të lexuarat

Pyetje: A e ki obligim me ju pergjigjë burrit në shtrat nese nuk e mban si duhet higjienen , nuk i pastron dhëmbët me muaj të tërë dhe nuk depilohet me muaj?!

Islam nxit për pastërti dhe largimin e papastërtive.
Allahu thotë në Kuran:
(إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ)
“All-llahu i do ata që pendohen, dhe ata që ruhen prej papastërtive”
[Sure Bekare: 222]

Pastërtia përfshin të gjitha llojet e pastërtisë në trup, veshje, pastërtia e zemrës dhe shpirtit.
Dhe higjena vetiake është pastërti prej suneteve të fitrah (natyrshmërisë):  prerja e thonjve, heqja e qimeve të nënsqetullave dhe qimeve të auretit gjithashtu dhe higjiena e gojës: larja e dhëmbëve me përdorimin e misvakut ose të furçës me pastë, të gjitha këto janë pastërti e natyrshme që duhet të ketë çdo musliman dhe prej edukatës dhe higjenes vetiake.

Por, nuk llogaritet mos higjena vetiake arsye për të mos iu bindur burrit në shtrat.

Gruaja e ka detyrë ti pergjigjet burrit të saj derisa nuk ka ndonjë arsye serioze.
Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Nëse njeriu e thërret bashkëshorten në shtratin e tij, dhe ajo nuk i vjen atij, e ai e kalon natën i hidhëruar ndaj saj, atë (bashkëshorten) e mallkojnë melaiket deri në mëngjes”. [Transmeton Buhariu, Muslimi]

Gruaja le të përpiqet që t’ia sqarojë burrit të saj rëndësinë e higjenes vetiake dhe ta ndihmojë atë në mënyra të ndryshme që të kujdeset për pastërtinë e tij, ti kujtojë hadithin e  Profetit- alejhi selam- :
“Na ka kufizuar i dërguari i Allahut (alejhi selatu ue selem) në shkurtimin e mustaqeve, në mënjanimin e qimeve nga pjesët intime, në heqjen e qimeve nga nënsqetullat dhe në prerjen e thonjve që të mos i lëmë ato më shumë se dyzet ditë.” [Transmeton Muslimi]

Dhe duke mos harruar se thelbësore në lidhjen martesore është durimi, mirëkuptimi, përpjekja për të justifikuar njeri-tjetrin në mënyrë që të kenë jetesë të mirë bashkëshortore.

Allahu e di më së miri!.

/Adelina Kucana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit