15 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Zanafilla e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë daton me kërkesën institucionale të Prof. Dr. Nazmi Maliqit (Allahu e mëshiroftë!)

Më të lexuarat


Retro nga Prof. Dr. Nazmi Maliqi:
“Në rolin e deputetit në parlamentin e Maqedonisë, si përfaqësues i rajonit të Karshiakës- Shkup, në vitet 1994 -1999, u mundova të jap alarmimin për gjenocidin serb në Kosovë.
Në cilësinë e deputetit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, si përfaqësues i delegacionit parlamentar të Republikës së Maqedonisë, arrita të paraqes propozim-amendamentin për nevojën urgjente të pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë. Nga ky propozim u organizua konferenca ndërkombëtare e Aleancës Veriatlantike, duke tubuar zyrtarë dhe deputetë të Europës dhe SHBA-ve. Propozim-amendamenti me titull: “Serbia në Kosovë po ushtron terror të paparë, andaj bashkësia ndërkombëtare duhet sa më shpejt të ndërhyjë”, kanë qenë fjalët e drejtuara në konferencat e organizuara nga Asambleja Parlamentare e NATO-s. Asnjëherë nuk do ta harroj shqiptaren, njeriun e shkencës, Ksentia Veliku, që më ndihmoi në sqarimin e paraqitjes sime, në Asamblenë Parlamentare të NATO-së në Luksemburg. Ky sygjerim, u pranua si material pune në Grupin e NATO-s për Ballkanin. Për këte favorizim të këtij sygjerimi që ishte i propozuar nga unë, meritat i takojnë zonjës Ksentia Veliku, bijë me preardhje nga familja patriotike shqiptare e Panaritëve, e cila si shtetase e SHBA-ve, ishte anëtare e stafit përgaditor të seancave të Komiteteve dhe Seancave plenare në Sekretariatin e Asamblesë parlamentare të NATO-s në Bruksel.
Gati të gjitha paraqitjet e mia ishin tekste të përgatitura nga përfaqësues dhe nga bashkëpunëtorë të ngushtë të presidentit Ibrahim Rugova.
Në vitin 2006, në cilësinë e profesorit universitar, kisha kënaqësinë, të ftohem nga zonja Viktoria Nojland, ambasodorja e SHBA-së në selinë e NATO-s. Ishte ftesë e lobuar nga profesori universitar Nano Ruzhin, i cili ishte ambasador i Maqedonisë në NATO.”

/Rijad Misini/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit