20.4 C
Pristina
Thursday, June 20, 2024

A lejohet prezantimi në festat fetare të të krishterëve dhe jehudeve dhe urimi i tyre?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet prezantimi në festat fetare të të krishterëve dhe jehudeve dhe urimi i tyre?

Përgjigje: Falenderimi i takon vetëm Allahut.

Nuk lejohet prezantimi në festat e tyre.
Ka thënë Ibn El-Kajjim, Allahu e mëshirofte: Nuk lejohet për muslimanin të prezantoje në festat e pabesimtarëve, me pajtim të të gjithë njerëzve të dijes, të cilët janë njerëzit e saj.
Këtë e kanë bërë të qartë edhe fukahatë, juristët e 4 medhhebeve, shkollave juridike islame, në librat e tyre.
Transmeton Bejhekiu me zinxhir të saktë nga Umeri r.Anhu i cili ka thënë: “Mos hyni te pabesimtarët në kishat e tyrë, diten e festës se tyre, sepse hidherimi zbret mbi ta”.
Ka thënë Umeri përseri: “Largohuni armiqve të Allahut në festat e tyre”.
Po ashtu transmetohet nga Bejhekiu me zinxhir të mire nga Abdullah ibn Amru i cili ka thënë: ” Kush kalon në shtetet e huaja dhe përgatit nejruzin dhe mehraxhanin e tyre (festa të pabesimtarëve, viti i parë diellore (viti i ri) ), dhe u ngjason atyre deri sa të vdesi, edhe ky është si ata dhe do të ngjallet me ata diten e gjykimit”.
Ka thënë Ibn El-Kajjim: Po ashtu urimi për shenjat dalluese (festat )të tyre është haram me pajtim të dijetarëve.

(Ehkam ehlu El-dhimeh 1/ 723,724)

/islam.qa/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit