3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A lejohet masturbimi për ata që nuk janë të martuar?

Më të lexuarat

Cilat janë qëndrimet islame ndaj masturbimit dhe si ndikon kjo në jetën fetare?

Kam një pyetje, por nuk kam pasur guxim ta pyes askënd. Jam një djalë i ri, beqar dhe i pamartuar. Pyetja që kam është:

A lejohet masturbimi (vetëkënaqja) për ata që nuk janë të martuar?

Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut, ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëlla i nderuar! Masturbimi nuk është i lejuar as për djemtë, as për gratë, as për të martuarit e as të pamartuarit sepse është kërkim i kënaqësisë së epshit në rrugë të tjera nga ato që i ka përcaktuar sheriati Islam.

Masturbimi është i ndaluar në Islam bazuar në argumentet nga Kurani dhe Suneti:

Së pari:

Ka thënë Ibnu Kethiri se Imam Shafiu dhe të tjerët, të cilët janë pajtuar me këtë mendim, e kanë ndaluar masturbimin duke u bazuar në këtë ajet:

“Dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), përveç ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar.” (Mu’minun 5-6).

Ka thënë Imam Shafiu në kapitullin “Nikah” të librit Umm: Është e qartë në përmendjen e ruajtjes së nderit të tyre, përveç ndaj grave apo ndaj atyre që i kanë nën sundim, se ndalohet çdo gjë jashtë kësaj. Allahu e ka vërtetuar dhe e ka theksuar këtë edhe më qartë me fjalën e Tij:

“E kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelur normat e caktuara.” (Mu’minun 7).

Gjithashtu, disa dijetarë janë argumentuar me fjalën e Allahut:

“E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e veta.” (Nur 33).

Pra, urdhëri për ruajtjen e nderit vërteton durimin që duhet të ketë njeriu jashtë lidhjes martesore.

Së dyti:

Për ndalimin e masturbimit janë argumentuar edhe me hadithin e Pejgamberit nga hadithi i Abdullah b. Mes’udit, i cili thotë:

“Ishim disa të rinj me të Dërguarin e Allahut që nuk gjenim asgjë (për martesë) dhe i Dërguari i Allahut na tha: ‘O ju të rinj, kush ka mundësi, le të martohet sepse kjo ia ruan syrin dhe ia ruan nderin. Kurse ai që nuk ka mundësi, le të agjëroj sepse agjërimi është mburojë nga mëkatet.’ (Buhariu 5066).

Pra, i Dërguari i Allahut në rast pamundësie për martesë na udhëzoi në agjërim, edhe pse agjërimi është më i vështirë dhe nuk na udhëzoi në masturbim, megjithë fuqinë që e posedon i riu. Andaj, masturbimi është më i lehtë për të riun se agjërimi. Sikur të ishte i lejuar, i Dërguari i Allahut do të udhëzonte në të.

Rreziqet e praktikimit të masturbimit

Prej ndikimeve negative mund të përmendim:

1. Me anë të masturbimit praktikuesi nuk arrinë kënaqësin reale, kështu që krejt ajo kënaqësi është produkt i imagjinatës personale dhe fantazirave, prandaj ai person bëhet një tip që mbyllet me vetveten e tij dhe nuk është komunikativ me të tjerët.

2. Dobësimi i të mbajturit mend dhe indiferenca në mendime.

3. Humbja e nervave, tendosje të karakterit, kështu që tek ata vërehet një ngushtësi dhe hidhërim të shpejtë për gjënë më të thjeshtë.

4. Vonimi në martesë. Ai që e praktikon atë, bëhet të mos mendoj për martesë, pasiqë për të ajo është formë e shfyerjës së epshit.

5. Është shumë e njohur se maturbimi ndikon në raportin e tij me bashkshortin pas martesës, kështu që nuk arrinë kënaqësinë e plotë gjatë marrdhënieve seksuale me të, të jesh e bindur se shumë nga njerëzit vuajnë nga problemet e ndryshme në martesë, si mosndierja kënaqësi  gjatë marrdhënieve, apo probleme të ndryshme në organet e tyre gjenitale etj., e që shkak i kësaj është praktika e masturbimit.

6. Nëse kjo gjë praktikohet për një kohë të gjatë, atëherë edhe pas martesës  nuk mund të heq dorë njeriu nga kjo dhe për çdo hidhërim, vuajtje, apo pakënaqësi në martesë mundohët ta kompensoj me këtë vepër të shëmtuar.

 7. Praktikimi i masturbimit te vajzat është më e  rrezikshme, për shkak se vajza në kërkim të kënaqësisë mund të përdorë mjete, gjëra të ndryshme, apo edhe gishtat që mund të shkaktojnë prishjen e virgjërisë. Gjithashtu, ajo mund të shkaktoj edhe deformimin e organit të femrës, si zgjerimi  i tepruar i disa pjesëve të saj etj. (Hoxhë Aladdin Abazi)

Metodat e shërimit të kësaj sëmundje

Pasi që kjo sëmundje është e përhapur në masë të madhe në mesin e të rinjve, me lejen e Allahut do të japim disa metoda për shërimin e saj:

  1. Shtytësi për largimin nga kjo sëmundje duhet të jetë zbatimi i urdhrave të Allahut dhe largimi nga hidhërimi i Tij.
  2. Largoje këtë sëmundje me përmirësimin bazamental që është martesa, duke zbatuar porosinë e të Dërguarit të Allahut që ua dha të rinjve.
  3. Largoi vesveset dhe mendimet, dhe angazho shpirtin me aktivitete që të sjellin dobi në këtë botë dhe në botën tjetër. Vazhdimësia në vese të ndryshme çon deri në vepër, pastaj ajo vepër e mbizotëron njeriun gjersa të bëhet një traditë e zakonshme, që pastaj është vështirë të evitohet.
  4. Ulja e shikimit: Shikimi në femra dhe në fotografi që nxisin epshin, qoftë ato të gjalla apo të vizatuara, nxit në të ndaluarën.
  5. Angazhimi me ibadete të llojllojshme dhe mos lënia e kohës së lirë për të rënë në mëkate.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit