1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A lejohet festimi i Shën Valentinit?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet festimi i Shën Valentinit?

***

Përgjigjja:

Festimi i ditës së Valentinit ndalohet në sheriatin islam për disa shkaqe:
1. Se Dita e Dashurisë është një festë e shpikur e cila nuk ka asnjë bazë në Kuran apo Sunet.
2. Kjo festë thërret njerëzit drejtë shthurjes dhe shfrenimit të epsheve dhe pasioneve.
3. Dita e Dashurisë thërret njerëzit që të merren me angazhimin dhe preokupimin e zemrës me kësilloj gjërash! E, këto gjëra janë shumë të parëndësishme për të mirën e njerëzve dhe bien në kundërshtim të plotë dhe të qartë me udhëzimin e pastër të të parëve tanë të mirë e të ndershëm, es-selefu salih. Andaj, ti si musliman/e, duhet ta dish që e ke të ndaluar festimin e kësaj feste, e në kuadër të saj hynë edhe: Ushqimi, pija, veshja rrobave me të kuqe të njejtën ditë, shkëmbimi i dhuratave, apo çdo gjë tjetër e cila veprohet në emër dhe respekt ndaj ditë së dashurisë. Duhet ta dini se, është obligim për çdo musliman/e të dallohet dhe të krenohet me fenë e tij të pastër Islame dhe të mos tregohet i pamoralë në çaste të ndryshme e të ndjekë çdo njeri që thërret në shfrenim te epsheve apo praktimin e gjërave të shpikura në fe.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit