20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mos i harro në lutje edhe tjerët – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Lutu për tjerët!
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë:
Lutja e muslimanit për vëllain e tij i cili nuk është i pranishëm para tij është e pranuar.
Te koka e tij qëndron një melek i caktuar që çdo herë që lutet për vëllain e tij me të mira ky melek i caktuar thotë: amin, edhe ty tu dhashtë e njejta.
Muslimi
Porosia:
– Lutu për vëllezërit musliman me lutje të përgjithshme apo të veçanta, sidomos për ata musliman që janë dëmtuar me çfarë do dëmtimi, nga lufta, nga tërmeti, nga zjarri, nga çfarë do lloj fatkeqësie.
– Lutu edhe për ata që e shërbejnë Fenë Islame edhe kauzat e drejta në botë, sepse suksesi i tyre i sjell krejt botës mbarësi.
– Lutu për prindërit edhe familjen e ngushtë, pastaj edhe për farefisin.
– Krejt këto lutje që i bën për tjerët, me aso lutje lutet edhe meleku i caktuar që ti dëgjon lutjet tuaja edhe tu thotë atyre Amin. E lutjet e melekëve nuk kthehen mbrapsht.
Lutje për ju:
Lus Allahun të ju fal mëkatet;
Tua lehtësojë të gjitha çështjet e jetës suaj;
Të u zgjeroj gjoksin;
Të u largojë brengat;
Të u përmirësojë fëmijët tuaj;
Të ua shtojë rizkun dhe bereqetin në te;
Të ju jep fitore në çdo luftë dhe triumf në çdo ballafaqim;
Të u jep suksese në çdo angazhim;
Të u jep ide, planifikim, organizim dhe realizim të suksesshëm për të shëryber fenë dhe për të shërbyer vatanin e popullin tonë!
Allahu u dhashtë Xhennetin Firdeus, juve, prindërve, familjes së ngushtë, farefisit edhe krejt atyre që i doni dhe kanë ndikuar pozitivisht te ju gjatë jetës!
Amin! Amin! Amin!

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit