0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A lejohet falja e xhumasë për femrën në shtëpi?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet dhe a pranohet tek Allahu falja e xhumasë nga femra në shtëpi?

Përgjigja:

Që në fillim duhet ta dini se femra nuk është e obliguar me namazin e xhumasë, por vetëm mashkulli. Femra ditën e xhuma e falë namazin e drekës rëndom sikur çdo ditë tjetër të javës. Por nëse ajo del në xhami ku falet xhumaja dhe ka vend të posaçëm për femra, nëse falet pas imamit, i pranohet dhe lirohet nga namazi i drekës atë ditë, sikurse ndodh me mashkullin.

Por që xhumaja të falet në shtëpi nuk lejohet as nga mashkulli as nga femra. Personat që lirohen nga xhumaja, si: i sëmuri, udhëtari, femra, etj. nuk duhet ta falin xhumanë në shtëpi, por drekën.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit